Diplomatët amerikanë dhe gjermanë përballë gjyqtarit Avni Sejdi, shtyhet për 11 shkurt vendimi për konfliktin Duty Free në Rinas

Nën prezencën e shtuar të diplomatëve amerikanë dhe gjermanë, të gazetarëve dhe zyrtarëve tê lartë publikë, u zhvillua sot seanca e fundit gjyqësore në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë për konfliktin mes kompanisë Albania Duty Free Distribution, me pronare bashkëshorten e gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi dhe Ministrisë së Financave, për licencën për ushtrimin e aktivitetit tregtar në ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, Avokaturës së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme Doganave, kompanisë amerikane International Cruise Duty Free që ka fituar tenderin dhe të koncesionarit Tirana International Airport parashtruan konkluzionet para gjyqtarit Avni Sejdi, në mbështetje të vendimit të Financave për t'i anuluar autorizimin kompanisë së Elona Çaushit për ushtrimin e aktivitetit Duty Free.

Sipas tyre, ADFD-ja ka gënjyer kur ka aplikuar për licencë, duke mos informuar ministrinë se kishte humbur tenderin që në shkurt të 2019 dhe i mbaronte kontrata me TIA-n për menaxhimin e dyqane Duty Free. Nga ana tjetrër, avokatët e çiftit Gjoni kërkuan rrëzimin e vendimit për anulimin e licensës, e cila është vendimtare për kontrollin e dyqaneve në Rinas, për të cilat ADFD ka humbur tenderin si dhe i ka mbaruar kontrata që në 27 gusht 2019.

Diplomatët ne gjyqin per Duty Free 

Theksojmë se kompania amerikane ICDF ka fituar tenderin dhe ka lidhur një kontratë me TIA që në korrik të 2019 për menaxhimin e ambienteve tregtare, të cilat sot i kontrollon familja Gjoni, përmes dy vendimeve paraprake të dy gjyqtarëve pa Veting, Avni Sejdi dhe Mimoza Kajo Brahimi. Seanca e sotme ishte e fundit e procesit në themel. Për këtë arsye, në sallën e gjyqit ishin edhe tre diplomatë amerikanë, të cilët ndoqën zhvillimet në seancë dhe pretendimet e palëve. Procesin u ndoq edhe nga një përfaqësues i Ambasadës Gjermane në Tiranë, për shkak të përfshirjes së Tirana International Airport (TIA) në këtë konflikt, që është pronari i ambienteve.

Në përfundim të konkluzioneve të palëve, gjyqtari Avni Sejdi kërkoi kohë për marrjen e vendimit përfundimtar deri në 11 shkurt. Për shkak të kompleksitetit të çështjes, tha Sejdi, vendimi përfundar do merret me 11 shkurt. Për këtë çështje ka reaguar për herë të parë edhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha se 'Nëse Shqipëria dëshiron mundësi më të mëdha ekonomike dhe që të tërheqë më shumë investues të huaj, ajo duhet të demonstrojë se cilido luan sipas të njëjtave rregulla transparente dhe se ato rregulla aplikohen në mënyrë të barabartë dhe të drejtë ndaj çdo personi, çdo institucioni dhe çdo biznesi'.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 06/02/2020 15:49

    Qin Gjon Qini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë