Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Sara dhe Benjamin Netanyahu

Prokurori i Përgjithshëm i Izraelit ka urdhëruar policinë të hap një hetim ndaj gruas së kryeministrit Benjamin Netanyahu me dyshimin se ka frikësuar kundërshtarët politikë dhe një dëshmitar në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit.

Prokurori i Përgjithshëm Gali Baharav-Miara bëri njoftimin të enjten, (26 dhjetor) duke thënë se hetimi do të përqendrohet në gjetjet e një raporti të fundit nga Uvda për Sara Netanyahun.

Hetimi zbuloi një varg mesazhesh në ËhatsApp, në të cilat Netanyahu duket se udhëzon Hanni Bleiëeiss për të organizuar protesta kundër kundërshtarëve politikë dhe për të frikësuar Hadas Klein, një dëshmitar kyç në gjyq edhe pse në njoftim nuk përmendet emri i saj.

Bëhet e ditur se mesazhet tregonin se Sara Netanyahu, nëpërmjet Bleiëeiss, inkurajoi policinë të godiste me dhunë protestuesit antiqeveritarë dhe urdhëroi atë të organizonte protesta kundër kritikëve të bashkëshortit të saj.

Ajo gjithashtu i tha Bleiëeiss që të detyronte aktivistët në partinë Likud të Netanyahut të publikonin sulme ndaj Klein.

Klein është ndihmëse e manjatit miliarder të Hollivudit Arnon Milchan dhe ka dëshmuar në rastin e korrupsionit për rolin e saj në dërgimin e dhjetëra mijëra dollarëve shampanjë, puro dhe dhurata për Netanyahun për shefin e saj.

Sipas raportit, Bleiëeiss gjithashtu u udhëzua të organizonte demonstrata jashtë shtëpive të prokurorit kryesor në çështjen e korrupsionit, Liat Ben-Ari dhe më pas Prokurorit të Përgjithshëm Avichai Mandelblit, i cili kishte lëshuar aktakuzat, si dhe protesta dhe fushata në rrjete sociale.

Raportohet se Bleiëeiss ishte një ndihmës besnik i Netanyahut për dekada, por ndërsa ajo ishte e sëmurë, thuhet se Sara Netanyahu e keqtrajtoi.

Sara Netanyahu është akuzuar edhe më parë për sjellje abuzive ndaj stafit të saj personal. Në vitin 2019, ajo u gjobit për keqpërdorim të fondeve shtetërore.

Ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, i cili mbikëqyr policinë dhe ka thënë vazhdimisht se prokurorja e përgjithshme, Baharav-Miara duhet të shkarkohet për një sërë ankesash kundër saj, tha se njoftimi i fundit ishte një arsye tjetër për shkarkimin e saj.

“Dikush që persekuton politikisht ministrat e qeverisë dhe familjet e tyre nuk mund të vazhdojë të shërbejë si prokuror i përgjithshëm”, tha Ben-Gvir.

Në një video të postuar Benjamin Netanyahu renditi ato që ai tha se ishin veprimet e shumta dashamirëse dhe bamirëse nga gruaja e tij dhe e quajti raportin Uvda si “gënjeshtër”.

“Kundërshtarët e mi në të majtë dhe në media gjetën një objektiv të ri të vjetër. Ata sulmojnë pa mëshirë gruan time, Sarën”, tha ai.

Benjamin e quajti programin “propagandë false, propagandë e keqe që nxjerr gënjeshtra nga errësira”.

Kjo është e fundit në një varg të gjatë telashe ligjore për Netanyahun, të theksuara nga gjyqi i vazhdueshëm i kryeministrit për korrupsion.

Ai akuzohet për mashtrim, shkelje të besimit dhe marrje ryshfeti në një sërë rastesh që pretendojnë se ai ka shkëmbyer favore me manjatë të fuqishëm mediatik dhe bashkëpunëtorë të pasur.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave