Bashkia 3 ditë aktivitete për ditën e
verës, Hado: Ja ku bllokohen rrugët

Bashkia 3 ditë aktivitete për ditën e<br />verës, Hado: Ja ku bllokohen rrugët
Tre ditë do të zgjasë atmosfera festive e Ditës së Verës në kryeqytet. Festimet do të nisin me panairin e prodhimeve bio e më pas do të kulmojnë ditën e hënë më 14 mars. Nënkryetari I bashkisë Abaz Hado sqaron në një intervistë për Report Tv se ndryshe nga vitet e shkuara këtë herë qendër festimesh nuk do të jetë vetëm sheshi skënderbej por edhe ai nënë tereza.

"Ajo që është risjellë së pari është që do ketë disa ditë. Disa ditë të cilat do të ketë afrime të gjërave të ndryshme, sigurisht do të jetë panairi dhe përqendruar kryesisht tek Nënë Tereza pastaj për të kulmuar në formën më të plotë më të përgjithshme në të gjithë sheshin dhe në bulevardin Dëshmorët e Kombit për të performuar apstaj atje në ditën e festës prap me 14, për të perfomuar të gjitha aktivitetet që ne kemi programuar që janë aktivitete të rëndësishme që përfshijn të gjithë shtresat e shoqërisë."-shprehet Hado

Në kuadër të gjithë aktiviteteve, hado sqaron se do të ketë edhe bllokim rrugësh për shkak të festimeve.

"Në datë 14 te gjithë bulevardi do jet pa makina sepse besojmë që kështu kaq pastër, kaq bukur bëhet më e bukur edhe atmosfera dhe jeta e qytetarëve."-thotë Hodo
.
Dita e verës do ti ngjasojë ditëve të Tiranës pa makina duke qenë se nga eksperienca e mëparshme ka rezultuar se kjo ide ndikon edhe në ndotjen e mjedisit.

"Kjo ka dhe nëj synim tjetër, ka synim për ta kthyer bulevardin, për tia kthyer banorëve, njerëzve, të rinjve, fëmijëve dhe ne inkurjaojmë pikërisht këtë gjë që njerëzit mos të përdorin shumë makina sepse sigurisht jo vetëm për ktë gjë por edhe për arsye të tjera shëndetësore është mirë që njerëzit mos të përdorin shumë makina ku nuk është e domosdoshme."-thotë Hado

Duke filluar nga ora 10 e mëngjesit të 14 marsit do të organizohen aktivitete si: Festivali i balonave, Aktivitete Sportive, Street Party, Performanca artistike, Panairi i Ushqimeve bio, Bike Fest dhe disa Koncerte surprise me këngëtarët më të njohur shqiptarë por edhe të trevave. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën