TIRANE- Nga data 1 shkurt, Policia Bashkiake, Agjencia për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe  Drejtoria e Tatim Taksave vendore do të nisin një aksion për kontrollin e të gjitha bizneseve në Tiranë. Një urdhër i Bashkisë së Tiranës, ka ngritur një grup pune, ku do kalojnë në sitë bizneset që zaptojnë hapësira por edhe ato që nuk paguajnë taksat. Burime nga bashkia e Tiranës bëjnë me dije se qëllimi i këtij aksioni është lirimi i hapësirave publike.