Bashkia certifikohet për organizimin
çdo vit të Maratonës së Tiranës

Bashkia certifikohet për organizimin<br />çdo vit të Maratonës së Tiranës
Nga sot, Tirana do të organizojë maratonën e saj. Federata Evropiane e Atletikës ka njohur Tiranën si qytetin që ka kapacitetet dhe mundësitë të organizojë një maratonë profesioniste për çdo vit. Sipas vendimit të marrë dje nga Federata Evropiane e Atletikës, në mbledhjen e mbajtur në Lisbonë, Tirana do mund të organizojë më 15 tetor të çdo viti maratonën e saj, duke respektuar të gjitha rregullat dhe kushtet që zbatohen në maratonat profesioniste në botë.

Vendimi i Federatës Evropiane të Atletikës erdhi pas kalimit me sukses nga ana e Bashkisë së Tiranës të testit të organizimit të maratonës së parë, javën e shkuar në kryeqytet. Ky vendim konfirmon se maratona e javës së kaluar, ku morën pjesë më shumë se 1200 pjesëmarrës, përmbushi të gjitha standardet, jo vetëm organizative, por edhe të pjesëmarrjes.

 Lajmin e ka përcjellë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili shkruan në Twitter: "Tirana e kaloi testin. Do të jetë zyrtarisht në kalendarin europian të maratonave në 15 Tetor 2017. Ia dolëm" ka shkruar Veliaj.

Certifikimi zyrtar i Maratonës së Tiranës është një lajm i mirë për kryeqytetin, pasi ai tashmë do jetë në axhendën e atletëve më të njohur nga bota dhe njëkohësisht maratona do shërbejë edhe si një mundësi për promovimin e burimeve turistike për të gjithë ata që do jenë pjesëmarrës në këtë maratonë të përvitshme, por edhe për ata që do e ndjekin atë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur