Bashkia e Durrësit ka miratuar një fond ndihhme ekonomike për familjen Konçi nga fshati Romanat, të cilët në 20 shtator të këtij viti humbën tragjikisht nga zjarri në banesë, trinjakët Artur, Alesio dhe Valerio Konçi.
Vendimi është marrë këtë të mërkurë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit. Fondi i vënë në dispozicion të familjes së Gëzim Konçit është 1.5 milionë lekë të reja. Vendimi human i Bashkisë së Durrësit ka marrë votat e të gjithë këshilltarëve në Këshillin Bashkiak.
Në momentin e zjarrit, në banesën e familjes Konçi ishin vetëm 3 fëmijët e mitur, trinjakë. Ata kanë qenë duke luajtur me shkrepëse dhe në një moment i kanë vënë zjarrin kolltukut brenda në banesë. Flakët dogjën jo vetëm shtëpinë por morën edhe jetën e tyre. Ngjarja ndodhi vetëm pak minuta pasi e ëma ishte larguar për te shtëpia e prindërve, vetëm 100 metra larg banesës ku ndodhi tragjedia.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com