Bashkia e Durrësit: Qytetarëve që iu janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti të drejtohen në këto sportele! Dokumentet që duhet të kenë

Bashkia e Durrësit: Qytetarëve që iu janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti të drejtohen në këto sportele! Dokumentet që duhet të kenë

DURRES- Të gjithë banorët e Durrësit të cilëve i është dëmtuar banesa nga tërmeti i 26 nëntorit duhet të aplikojnë nga ora 08:00 e mëgjesit deri në 18:00 të pasdites. Bashkia e Durrësit ka njoftuar qytetarët që të drejtohen në sportelet që ka hapur bashkia dhe njësitë administrative.

Në njoftim përmenden edhe dokumentet që duhet të ketë çdo qytetar, me qëllim që të aplikojë në këto sportele.

Njoftimi i plote

Bashkia e Durrësit shton numrin e sporteleve për aplikimin online “Shtëpia ime”-platforma online e aplikimit për programet e Rindërtimit, brenda dhe jashtë njësive administrative për ti ardhur në ndihmë qytetarëve që që kanë pësuar dëme në shtëpitë e tyre nga tërmeti i Nëntorit. Janë 56 sportele në njësitë administrative por edhe jashtë tyre ku banorët e Durrësit mund të aplikojnë.

Sportelet e shtuara jashtë njësive administrative janë në godinat e:

-Ndërmarrjes Komunale Plazh,
-Ish Parku i Autobuzëve,
-Ndërmarrja Rruga Shkozet
-Drejtoria e Policisë Bashkiake.

Në shërbim të qytetarëve në të gjitha sportelet janë punonjës të trajnuar posaçërisht për këtë proçes të cilët do të punojnë me orare të zgjatura. Orari i sporteleve për aplikimin online është çdo ditë ora 08.00-18.00. 
Të gjithë banorët e Durrësit të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti duhet të paraqiten në këto sportele me kartën e identitetit dhe një dokument pronësie të shtëpisë. Ky proces i aplikimit online po vijon me intensitet ku deri tani kanë aplikuar rreth 350 qytetarë.

Postimi i plote i Bashkisë së Durrësit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?