TIRANË, 27 Shtator/ATSH-Z.Tosku/-Kryetari i Bashkisë së Sarandës , Stefan Çipa ka nënshkruar protokollin e Miqesisë dhe Bashkëpunimit afatgjatë me Loannis Maronitis, Kryetar i Departamentit për Pireun dhe Ishujt, si dhe Zëvendes-President i Organizates Botërore të UNESCO-s.
Një delegacion i përbërë nga drejtues kryesorë dhe nga artistë me emer, morën pjesë në ceremoninë e binjakëzimit.
Pas prezantimit të profilit të Sarandës, ku është veçuar Butrinti, i marrë në mbrojtje të UNESCO-s prej vitit 1992, si dhe pas ekspozimit të veprimtarive të organizuara nga Departamenti i kësaj organizate për Pireun dhe Ishujt, u përcaktuan fushat e bashkëpunimit mes dy institucioneve, në interes të komuniteteve.
Kryetari Maronitis, gjeti rastin për të shprehur impresionet e para nga njohja me Sarandën, duke u thënë se pa një qytet të bukur dhe të pastër, që i ngjan një monumenti natyror.
Ai tha se "ky binjakëzim mes Bashkisë së Sarandës dhe Departamentit të UNESCO-s thyen skemat e binjakëzimeve tradicionale mes njësive vendore dhe shkon përtej tyre, pasi frymëzohet nga një filozofi e veçantë, që ka në bazë vleresimin e aseteve të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore, që janë pasaporta e çdo vendi"
Maronitis ftoi Kryetarin Çipa në Kongresin Ndërkombëtar të UNESCO-s që mbahet më 6 tetor të këtij viti.
/Shqiptarja.com