Bashkia e Tiranës aktivitet me 
fëmijë për hapësirat e gjelbra

Bashkia e Tiranës aktivitet me <br />fëmijë për hapësirat e gjelbra
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit organizoi në Parkun e Liqenit një eveniment kulturor ku u përfshinë grupmosha të ndryshme dhe duke shënuar në këtë mënyrë aktivitetin e 18 të saj që nga muaji nëntor i një viti më parë. Me synimin për të njohur, dashur dhe në këtë mënyrë mbrojtur hapësirat e blerta të kryeqytetit, të pranishmit patën mundësinë të shihnin nga afër një minipanair të punimeve artizanale, si dhe disa nga titujt më interesant të librave për fëmijë të ofruar nga shtëpitë botuese. Gjithashtu nxënës të liceut artistik, shoqëruar nga pedagogët e tyre ekspozuan disa nga punimet e tyre, si dhe performuan në krijimin e një skulpture prej balte, e cila u nis dhe u përfundua gjatë këtij aktiviteti, për të lënë në këtë mënyrë një gjurmë të mesazhit që APR synon të përcjellë. Një mesazh pro ambientit dhe në mbështetje të artit duke u krijuar artistëve dhe artdashësve një mundësi për të shijuar dhe shprehur artin e tyre.

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën