TIRANË - Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me GIZ GmbH, zhvilloi sot konferencën me temë "Ditët e Energjisë së Gjelbër në Tiranë".
Ditët e Energjisë së Gjelbër në Tiranë (1-3 prill) realizohen nga Bashkia e Tiranës me mbështetjen e qeverisë gjermane nëpërmjet "Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH" në kuadër të projektit "Rritja e Ndërgjegjësimit për zbutjen e ndryshimeve klimatike në Europën Juglindore".
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi, e cila mbajti dhe fjalën hyrëse, theksoi rëndësinë e ndërgjegjësimit për të ulur nivelet e ndotjes në kryeqytet, teksa përmendi projektet madhore të Bashkisë Tiranë, që synojnë në mënyrë të qëndrueshme arritjen e një objektivi kaq madhor.
"Kryeqytetet sot përfaqësojnë një forcë shtytëse për veprimin politik që nevojitet për t'u përballur me çështjet globale të mbrojtjes së mjedisit dhe të krijimit të një të ardhme të re energjetike për vendet e Evropës Juglindore", tha Xhindi.
Po ashtu, Xhindi solli në vëmendje masat që ka marrë Bashkisë Tiranë, duke u shprehur se "me mbështetjen e Qeverisë Gjermane nëpërmjet GIZ Fondeve të Hapura Rajonale për Efiçencën e Energjisë dhe mbështetjen e CIM-it (Centre for International Migration and Development), Bashkia ka përgatitur dokumentin "Plani i Veprimeve për Energjinë e Qëndrueshme të Tiranës" (Sustainable Energy Action Plan of the City of Tirana).
"Plani i Veprimeve për Energjinë e Qëndrueshme" është dokumenti kryesor, i cili në bazë të të dhënave të mbledhura për situatën aktuale, identifikon dhe jep udhëzime të sakta dhe të qarta për zbatimin e projekteve dhe masave për efiçencën e energjisë dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë në nivel bashkie, gjë e cila rezulton në reduktimin e emëtimeve të CO2 me të paktën 20% deri në vitin 2020 në sektorët e ndërtimit, transportit dhe ndriçimit publik nëpërmjet zbatimit të masave për efiçencën e energjisë".
Në konferencë merrnin pjesë Prof. Dr. Haag, Kryetar i Bashkisë së Freiburgut për Ndërtimin, Departamenti i Zhvillimit Urban dhe Transportit, kryetar i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Drejtues i GIZ Fondi i Hapur Rajonal - Efiçenca në Energji, përfaqësues nga Bashkia e Zagrebit, Podgoricës, Shkupit, Prishtinës, Sarajevës, ekspertë, profesorë të universiteteve të vendit. /ATSH/
/Shqiptarja.com