Bashkia Lezhë nuk ka mjetet e nevojshme dhe as fonde të mjaftueshme për t’ju bërë ballë situatave emergjente siç ishin përmbytjet e pak ditëve më parë.

Dy ekskavatorët, të cilët i janë transferuar pushtetit vendor nga Bordi i Kullimit, janë në gjendje të amortizuar dhe madje njëri prej tyre është jashtë funksioni. Ky fakt është bërë i ditur nga Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Lezhë, Gjovalin Gjeloshi.
 
Edhe pse qeveria e konsideron Lezhën si nja nga zonat më problematike përsa i përket përmbytjeve, Gjeloshi thotë se kjo e fundit nuk po e mbështet bashkinë në këtë drejtim.
 
Shumë zona të Lezhës vijojnë të përmbyten sa herë që ka reshje të dendura shiu, ndërkohë që investimet antipërmbytje të bëra gjatë viteve të fundit nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Vetëm gjatë muajit tetor Lezha është përmbytur katër herë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com