Bashkia Tiranë: Veliaj fiton betejën me Tabakun, Gjykata e Apelit rrëzoi pretendimet e deputetes për shpifje

Bashkia Tiranë: Veliaj fiton betejën me Tabakun, Gjykata e Apelit rrëzoi pretendimet e deputetes për shpifje

Deputetja demokrate Jorida Tabaku dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se Erion Veliaj ka fituar betejën ligjore me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Bashkia njofton se Gjykata e Apelit ka rrëzuar pretendimet e Tabakut për shpifje, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme, sipas së cilës, Veliaj nuk ka shpifur ndaj saj.

Kujtojmë që deputetja demokrate e kishte paditur Erion Veliajn për shpifje pas debateve lidhur me ndërtimin e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Veliaj kishte deklaruar më parë se sulmi që i bënte PD-ja projektit për ndërtimin e shkollës “Sami Frashëri” ishte i orkestruar me qëllim vendosjen e një gjobe ndaj kompanisë që po e ndërtonte atë. Pas këtyre deklaratave Tabku paditi Veliajn për shpifje.

Nga ana tjetër vetë Tabaku ka deklaruar më parë se ndërtimi i shkollës ‘Sami Frashëri’ nuk do të bëhet me fondet e BE-së siç ka njoftuar Bashkia, por është ndërtuar me buxhetin e shtetit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 05/04/2022 17:51

    Ky zotria Velijaj është bërë i ngjashëm me at vulinin e vuçiçit në serbi…! Nëse vazhdon kështu ne e humbëm Shqipërin në serbi dhe greqi pa luft dhe pa zhurmë !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!