TIRANE- Kryeqyteti rrezikon të ngelet pa transport publik në ditët e para të janarit. Nëse shoqatat e transportit qytetas dhe Bashkia e Tiranës nuk do të gjejnë një marrëveshje, atëherë greva e urbanëve do të zgjasë disa ditë. Nga takimi i radhës që u zhvillua ditën e djeshme mes Bashkisë së Tiranës dhe shoqatave të transportit qytetas, nuk u arrit një marrëveshje. Shoqatat kërkojnë që çmimi i biletës të jetë 70 lekë, çmim që është refuzuar nga Bashkia e Tiranës. “Edhe sot (dje) nuk kemi arritur në një marrëveshje. Greva do të jetë në 1 janar. Ne nuk i përballojmë dot kostot me këtë çmim, e kemi të pamundur.

Nëse nuk ka ndryshon çmimi greva do të vazhdojë”, - u shpreh një nga përfaqësuesit e Shoqatës të Transportit Qytetas. Por për nënkryetarin e bashkisë Arbjan Mazniku nësë trasnsporti urban kërkon rritje të cmimit të biletës  duhët të përmbushë tre kushte kryesore që janë shtrirje e rrjetit urban në të gjithë qytetin, biletë elektroike dhe cilësi. “Shtrirjen e rrjetit në të gjithë qytetin. Modernizimin e sherbimity nga cilësia te shpejtësia. Futja e biletave elektronike. Vetem kur keto tre gjera të bëhen realitet për ti shërbyer qytetarëve do fillojmë të diskutojmë çmimin. Besojmë se duke mirkuptuar problemin që kompanitë kanë mund të gjejmë hapësirat për diskutimi”, - tha në një prononcim pas takimit me shoqatat e transportit, Arbjan Mazniku.

Debati
Nga ana tjetër Shoqata e Transportit këmbëngul se në ditën e parë të 2016-s, asnjë automjet nuk do të jetë në rrugë nëse nuk arrihet marrëveshja. Por nënkryetari Mazniku premton se në rast së një gjë e tillë ndodh atëherë bashkia do të kujdeset që për asnjë moment qytetarëve të mos u mungoje transporti urban. “Jemi të bindur që ekzistojnë mënyrat dhe mjetet që të gjejmë një zgjidhje që nuk na çon tek bllokimi i shërbimit me 1 janar. Besoj se mund të gjejmë një mënyrë që dhe shërbimi të vijojë por dhe pa ju bërë barrë qytetarëve. Do vijojmë negociatat në ditët në vijim. Ne do të gjejmë patjetër mekanizmat që këtij qyteti të mos i mungojë asnjë sekondë shërbimi urban. Po negociojmë në mënyrë sistematike me shoqatën e transportit. Nëse do ketë probleme specifike për linja të caktuara do zgjidhen rast pas rasti”, - tha Arbjan Mazniku. Më herët edhe Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se çmimi i biletës nuk mund të rritet kurrë në 70 lekë. Debati për rritjen e çmimit të biletës së transportit publik në Tiranë vazhdon prej vitesh. Çmimet përcaktoheshin nga qeveria, por me një vendim të Këshillit të Ministrave, kjo e drejtë i’u ka kaluar bashkive.
 
Nënkryetari
“Rritja e çmimi në 70 lekë? Nuk është në diskutim”
I pyetur në lidhje me rritjen ose jo të çmimit të biletës në 70 lekë, Arbjan Mazniku tha se nuk është diskutuar kjo çështje. “Diskutuam dhe njëherë problematikën e tyre dhe i shprehëm gadishmërinë e kryetarit të bashkisë që kjo çështje të diskutohet në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak me datë 30. Dhe gjithashtu për të parë dhe eksploruar të gjitha mundësitë për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë që nuk përfshin rritjen e çmimit me 70 lekë dhe në këtë pikë nuk do të përfshijë diskutim. k është fare në diskutim rritja e çmimit në 70 lekë”, - theksoi nënkryetari i bashkisë.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)