Bashkim Shehu, djali i Mehmet Shehut, çmim special në Francë si Pamuk e Kadare

Bashkim Shehu, djali i Mehmet Shehut, çmim special në Francë si Pamuk e Kadare

Libri i Bashkim Shehut që ka fituar çmimin në Francë

Shkrimtari Bashkim Shehu dhe romani i tij "Loja, shembja e qiellit" pasi fitoi çmimin letrar "Balkanika" dhe u botua në Francë, u përfshi në konkurrimin për “Prix Méditerranée Etranger 2018”, (Çmimi i Mesdheut për të huajt) edhe meritoi “Vlerësimin special të jurisë”. “Prix Méditerranée Etranger” është një nga çmimet letrare më të rëndësishme që jepet çdo vit në Francë për letërsinë e përkthyer. Djali i Mehmet Shehut, djalit të ish-kryeminstrit shqiptar të Diktaturës ka fituar edhe çmime të tjera ndëkombëtare.

Por ky është një nga çmimet më prestigjioze, ku fitues ndër të tjerë gjatë viteve kanë qenë edhe Ismail Kadare, Besnik Mustafaj, Umberto Eco, Jashar Qemal, Orhan Pamuk, Claudio Magris etj. Këtë vit ky çmim iu dha shkrimtarit amerikan Daniel Mendelsohn, fitues gjithashtu i shumë çmimeve të tjera me prestigjioize, amerikanë ose ndërkombëtarë, dhe një nga kontribuesit kryesorë në New York Review of Books.

Ndërsa romanit “Loja shembja e qiellit” iu dha “Vlerësimi special i jurisë”, që kryesohej nga anëtari i Akademisë Franceze Dominique Fernandez
Është hera e dytë, në 27 edicionet e këtij çmimi, që krahas fituesit jepet një vlerësim i tillë. “Ndihemi shumë krenarë për shkrimtarin Bashkim Shehu dhe arritjet e tij”, është shprehur botuesja e “Toenas” Irena Toçi.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI