Bashkimi Europian në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara kanë përcjellë sot një mesazh të përbashkët në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë.
Përmes një postimi publik, delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se barazia, dinjiteti dhe përfshirja janë të drejta themelore që duhet t’i gëzojë çdo person, pa frikë nga diskriminimi apo përjashtimi.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, rikonfirmojmë se barazia, dinjiteti dhe përfshirja janë të drejta themelore që çdo person duhet t’i gëzojë pa frikën e diskriminimit apo përjashtimit”, thuhet në reagim.
BE dhe OKB nënvizojnë se ndërtimi i një shoqërie ku të gjithë trajtohen me respekt ndikon drejtpërdrejt në forcimin e demokracisë dhe kohezionit social.
Mesazhi është shoqëruar edhe me opinionin e përbashkët të Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe Koordinatores së Përhershme të OKB-së, Ingrid Macdonald. Përmes këtij opinioni theksohet se të drejtat e personave LGBTIQ+ janë pjesë thelbësore e demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.
“Askush nuk duhet të përballet me dhunë, përjashtim apo diskriminim për shkak të asaj që është apo kë dashuron. Askush nuk duhet të detyrohet të fshihet për të qenë i sigurt. Askush nuk duhet të lihet pas. Valët kalojnë. Njerëzit mbeten. Komunitetet mbeten. Të drejtat mbeten. Së bashku, Shqipëria mund të vazhdojë të ndërtojë një shoqëri ku barazia në ligj shndërrohet në dinjitet në jetë”, thuhet në deklaratë.
Në mesazh thuhet se Shqipëria ka bërë progres në aspektin ligjor për barazinë dhe mosdiskriminimin, por ligjet duhet të zbatohen realisht në jetën e përditshme. BE dhe OKB kërkojnë fundin e stigmatizimit, gjuhës së urrejtjes, bullizmit dhe dhunës ndaj komunitetit LGBTIQ+, ndërsa nënvizojnë se pengesat në arsim, shëndetësi, punësim dhe shërbime sociale duhet të eliminohen.
"Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme përmes kuadrit të saj ligjor dhe politik për barazinë dhe mosdiskriminimin. Ky kuadër tani duhet të zbatohet siç duhet, në mënyrë që personat LGBTIQ+ të mund të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre. Stigmatizimi, gjuha e urrejtjes, bullizmi, dhuna dhe refuzimi familjar duhet të mbeten në të kaluarën. Pengesat për drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, punësimin dhe shërbimet sociale duhet të eliminohen. Barazia në ligj duhet të shndërrohet në dinjitet në jetë" thuhet në mesazh.
Në deklaratë përmendet edhe Parada e 13-të e Krenarisë+, që do të mbahet më 23 maj në Shqipëri.Sipas diplomatëve, aktiviteti ka ndihmuar ndër vite në hapjen e debatit publik për barazinë dhe përfshirjen e komunitetit LGBTIQ+.
"Më 23 maj, Shqipëria do të zhvillojë Paradën e saj të 13-të të Krenarisë+. Trembëdhjetë vite Krenarie kanë shënuar një ndryshim të dukshëm në shoqërinë shqiptare. Krenaria ka ndihmuar në hapjen e hapësirës publike për biseda mbi barazinë, dinjitetin dhe përfshirjen, si dhe ka sjellë në pah zërat e personave LGBTIQ+, familjeve të tyre, aleatëve, shoqërisë civile, institucioneve të pavarura dhe aktorëve publikë" thuhet në mesazh.
BE dhe OKB lidhin gjithashtu respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ me procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
“Për Bashkimin Evropian, barazia dhe mosdiskriminimi janë vlera thelbësore të mishëruara në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së\[ii]. Në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ato bëjnë pjesë në grupin e kapitujve themelorë, që do të thotë se bisedimet për këto tema hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Shqipëria duhet të dëshmojë përparim, zbatim dhe rezultate konkrete në këto fusha përpara mbylljes së negociatave të anëtarësimit.”, thuhet në opinion.
Komente











USA eshte vendi i pare ku kjo nisme per krijimin e kesaj organizate mori nxitjen, lidhur me shqetesimin e USA per shtimin e larte te popullsise ne bote... U krijua fillimisht, per nxitur keta individe, ne rradhe te pare te pranojne veten e tyre per ate qe jane dhe jo per ate qe shoqeria i detyron te jene! Te eleminonin dhunen ne familje, e krijuar nga kompleksiteti i paragjykimit dhe detyrimit shoqeror. Te organizoheshin per fituar te drejta te barabarta me individet heterosexual te cilet ishin me te privilegjuar ne perzgjedhjet te karakterit politik, social dhe kulturor. Pra ne rradhe te pare, kjo organizate u krijua, jo per te kerkuar te drejtat e tyre, por per te pranuar veten e tyre ashtu si jane krijuar. Me tej, per te kerkuar te drejten qe edhe shoqeria ti pranoje ata me karakteristikat specifike.
PërgjigjuShqiptaret bojn sikur I urrejn Po kan 20 vjet qe shkojn te transet te pallati kultures me 5 mi leksha
PërgjigjuMe falni.Cfare do te thote LGBTIQ+?Po plusi ca kuptimi ka?
PërgjigjuATO LIGJE ZBATPOINNI NË FAMILJET TUAJA NË EUROP, JO TI INPONONI NË FAMLIJET SHQIPTARE.....
PërgjigjuTe eshte akoma gjalle Musteqa gjermon, kjo specie e deshtuar sdo ekzistonte me. Kurse EU si k... qe eshte me teorite e kesaj specie po shkaterron idealin e familjes. Dhomat e Aufschwitz jane ideale per keta
PërgjigjuEUROPA PERENDIMORE- LIGJET: PEDERASTE,LEXBEJANE,TRANSEKSUALE....TI MBAJE PER VETI.....NE KEMI LIGJET E SHENJTA TE NATYRES: MASHKULL= FEMER.......NATYRA E KA DHENE HAPSIREN - KUSH KU SI DHE SA......THYERJA E LIGJEVE TE NATYRES ESHTE MALLKIM ........
PërgjigjuShko re pirdhu ti, ktej do te futesh ne BE e ktej ke pretendime. Natyra i ka bere edhe ato. Nuk je zedhenesi u natyres i nderuar.
Shkatërrim i familjeve diqenerim dhe për këto pisllëqe jena mangut
PërgjigjuKëta të LGBT duhen mbledhur në një stadjum dhe të digjen me flakhedhëse sepse BE do që të jenë të gjith BQ ashtu si në BE...
PërgjigjuPse nuk vete ti te digjesh xoni e te tjeret do te ndjekin pa merak.