Bashkimi Europian në Shqipëri dhe Kombet e Bashkuara kanë përcjellë sot një mesazh të përbashkët në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë.
Përmes një postimi publik, delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se barazia, dinjiteti dhe përfshirja janë të drejta themelore që duhet t’i gëzojë çdo person, pa frikë nga diskriminimi apo përjashtimi.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, rikonfirmojmë se barazia, dinjiteti dhe përfshirja janë të drejta themelore që çdo person duhet t’i gëzojë pa frikën e diskriminimit apo përjashtimit”, thuhet në reagim.
BE dhe OKB nënvizojnë se ndërtimi i një shoqërie ku të gjithë trajtohen me respekt ndikon drejtpërdrejt në forcimin e demokracisë dhe kohezionit social.
Mesazhi është shoqëruar edhe me opinionin e përbashkët të Ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, dhe Koordinatores së Përhershme të OKB-së, Ingrid Macdonald. Përmes këtij opinioni theksohet se të drejtat e personave LGBTIQ+ janë pjesë thelbësore e demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.
“Askush nuk duhet të përballet me dhunë, përjashtim apo diskriminim për shkak të asaj që është apo kë dashuron. Askush nuk duhet të detyrohet të fshihet për të qenë i sigurt. Askush nuk duhet të lihet pas. Valët kalojnë. Njerëzit mbeten. Komunitetet mbeten. Të drejtat mbeten. Së bashku, Shqipëria mund të vazhdojë të ndërtojë një shoqëri ku barazia në ligj shndërrohet në dinjitet në jetë”, thuhet në deklaratë.
Në mesazh thuhet se Shqipëria ka bërë progres në aspektin ligjor për barazinë dhe mosdiskriminimin, por ligjet duhet të zbatohen realisht në jetën e përditshme. BE dhe OKB kërkojnë fundin e stigmatizimit, gjuhës së urrejtjes, bullizmit dhe dhunës ndaj komunitetit LGBTIQ+, ndërsa nënvizojnë se pengesat në arsim, shëndetësi, punësim dhe shërbime sociale duhet të eliminohen.
"Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme përmes kuadrit të saj ligjor dhe politik për barazinë dhe mosdiskriminimin. Ky kuadër tani duhet të zbatohet siç duhet, në mënyrë që personat LGBTIQ+ të mund të gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre. Stigmatizimi, gjuha e urrejtjes, bullizmi, dhuna dhe refuzimi familjar duhet të mbeten në të kaluarën. Pengesat për drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, punësimin dhe shërbimet sociale duhet të eliminohen. Barazia në ligj duhet të shndërrohet në dinjitet në jetë" thuhet në mesazh.
Në deklaratë përmendet edhe Parada e 13-të e Krenarisë+, që do të mbahet më 23 maj në Shqipëri.Sipas diplomatëve, aktiviteti ka ndihmuar ndër vite në hapjen e debatit publik për barazinë dhe përfshirjen e komunitetit LGBTIQ+.
"Më 23 maj, Shqipëria do të zhvillojë Paradën e saj të 13-të të Krenarisë+. Trembëdhjetë vite Krenarie kanë shënuar një ndryshim të dukshëm në shoqërinë shqiptare. Krenaria ka ndihmuar në hapjen e hapësirës publike për biseda mbi barazinë, dinjitetin dhe përfshirjen, si dhe ka sjellë në pah zërat e personave LGBTIQ+, familjeve të tyre, aleatëve, shoqërisë civile, institucioneve të pavarura dhe aktorëve publikë" thuhet në mesazh.
BE dhe OKB lidhin gjithashtu respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ me procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
“Për Bashkimin Evropian, barazia dhe mosdiskriminimi janë vlera thelbësore të mishëruara në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së\[ii]. Në kontekstin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ato bëjnë pjesë në grupin e kapitujve themelorë, që do të thotë se bisedimet për këto tema hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Shqipëria duhet të dëshmojë përparim, zbatim dhe rezultate konkrete në këto fusha përpara mbylljes së negociatave të anëtarësimit.”, thuhet në opinion.
Komente











Shkatërrim i familjeve diqenerim dhe për këto pisllëqe jena mangut
Përgjigju