Bashkimi Europian: Qëndrim më i ashpër ndaj Hungarisë kërkohet ligj për LGBTQ

Bashkimi Europian: Qëndrim më i ashpër ndaj Hungarisë kërkohet ligj për LGBTQ

Ishte një takim i gjatë dhe në fakt jo me shumë tema i ministrave të BE-së. Pa sukses mbeti ankesa e ngritur vazhdimisht për ngrirjen e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit me Serbinë dhe Malin e Zi. BE kërcënon të humbasë kredibilitetin, me të dyja vendet do të duhej më në fund të kishin nisur bisedimet, tërhoqi vëmendjen ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth. Por procesi ka mbetur në vend-numëro, rezervat janë të mëdha.

Rezoluta kundër ligjit të Hungarisë për LGBTQ

Të paktën një nismë pati sukses. Përfaqësuesja belge, Sophie Wilmès u shpreh e kënaqur, që vendet anëtare e nënshkruan rezolutën, e cila ishte menduar fillimisht vetëm si nismë e vendeve të Beneluksit. Në të përcaktohet, se legjislacioni i ri hungarez minon vlerat e Europës. „Një union i bazuar tek vlerat nuk është një meny à la carte”, shkruan belgia, „ne kemi një përgjegjësi kolektive për të gjithë qytetarët e BE-së për t’i mbrojtur ata dhe për këtë arsye duhet ta shprehim qartazi shqetësimin tonë”. Përveç kësaj partnerëve u duhet thënë, nëse besohet, se janë duke ndjekur një rrugë të gabuar.

Javën e kaluar parlamenti hungarez miratoi një ligj, në të cilin pedofilia dhe homoseksuliteti duhet të trajtohen në një rregull dhe informacioni p.sh.shkolla për të rinjtë lidhur me orientime të tjera seksuale duhet të ndalohet. Ministri i Luksemburgut, Jean Asselborn beson, se sa u përket parimeve themelore europiane, ndërkohë duket, se tek kryeministri hungarez ato kanë humbur. “Unë mendoj, se ajo që ata lejojnë në Hungari është joeuropiane. Nuk mund t’u parashkruash njerëzve se si duhet të jetojnë. BE-ja lidhur me këtë çështje nuk duhet të tërhiqet dhe unë e konsideroj turp, që arrihet deri tek një diskutim i tillë, tha Asselborn.

Edhe homologu irlandez, Thomas Byrne u shpreh me fjalë të forta: „Ne e kemi nënshkruar deklaratën me gjithë zemër dhe pasion. Ajo që po ndodh atje është gabim.” Megjithatë ka ende shumë probleme të tjera, që duhet të trajtohen në nenin 7 të rregullores për shtetin ligjor në BE. Një ndër këto tema është liria e shtypit. Në lidhje me ligjin e ri hungarez, Byrne e sheh BE-në dhe Hungarinë në një situatë të rrezikshme.

Vendet lindore të BE-së nuk morrën pjesë në votimin e deklaratës, të cilën në fund e nënshkruan 13 vende anëtare ndër to Franca, Spanja, Gjermania dhe Suedia. Përfaqësuesi hungarez në takim Peter Szijjarto ironizoi, duke thënë, se në këtë debat po përhapen “Fake News”. Sipas tij ligji nuk i diskriminon njerëzit e komunitetit LGBTQ, por në fakt rregullon edukimin seksual për të rinjtë si dhe rregullat për mbrojtjen e tyre.

Komisioni i BE-së duhet të sqarojë tani, nëse për shkak të këtij ligji do të hapet një procedurë tjetër ndaj Hungarisë për shkelje të marrëveshjes së BE-së. Sipas komisares Vera Jurova aktualisht është duke u shqyrtuar baza ligjore.

Orbanit nuk i bën përshtypje

Lidhur me Hungarinë, Komisioni i BE-së konsideron të rrezikohet trajtimi i barabartë, pavarësia e drejtësisë, liria e mendimit, në fakt parimet bazë të demokracisë. Këshilli hungarez i Medias ka refuzuar, që t’i rikthejë licencën e transmetimit radios së pavarur Clubradio. Ndaj po përgatitet edhe një procedurë për shkelje të marrëveshjes. Nga pala hungareze nuk ka një përpjekje të qeverisë, që të gjendet gjuha e përbashkët me BE-në si dhe të pranohen vlerat e saj, kritikon komisarja Jourova.

Por kush e ka dëgjuar fjalimin e fundit të Viktor Orbanit, i cili thotë ndër të tjera që të shfuqizohet Parlamenti Europian, nuk ka dyshim, se në çfarë drejtimi po shkon politika e këtij vendi. Për aq kohë sa Brukseli nuk kërcënon me heqjen e fondeve të parave, gjë që është e ndërlikuar juridikisht, i bie që qeveria hungareze të avancojë me shfuqizimin e së drejtës demokratike.

Me orë të tëra të martën (22.06) ministrat diskutuan lidhur me të ashtuquajturin dialog për shtetin ligjor me Hungarinë dhe Poloninë. Komisarja përgjegjëse nxorri një bilanc të zymtë: Kohët e fundit shumë gjëra janë zhvillua për keq. Në rastin e Polonisë problemi qndron tek pavarësia e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu Polonia tani është duke i dhënë prioritet së drejtës kombëtare kundrejt asaj të BE-së./DW

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:19
Merkel e quan "të gabuar" ligjin hungarez për LGBTQ

Ligji hungarez që ndalon përmbajtjen arsimore  për komunitetin LGBTQ, homoseksual, lesbik, biseksual dhe trans seksual për fëmijët është i "gabuar", është shprehur kështu kancelarja gjermane Angela Merkel.

"Në bazë të asaj se si unë e kuptoj politikën, ky ligj është i gabueshëm", tha Merkel, duke iu përgjigjur pyetjes së një deputeti të parlamentit në lidhje me këtë çështje.

Sipas Merkelit, ligji i ri ndikon në lirinë e arsimit dhe në aspektin politik ajo e kundërshton atë.

Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet tjera, që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualiteti dhe një ligj i tillë zbatohet edhe për reklamat.

Më herët, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka dënuar ligjin duke e quajtur atë një "turp" që është në kundërshtim me vlerat e BE-së.

Pesëmbëdhjetë vende anëtare të BE-së kanë shprehur "shqetësimin e tyre" për ligjin anti-LGBTQ të Hungarisë, për të cilën Budapesti  deklaron se përmes këtij ligji po i mbron fëmijët.

Ora 13:01
Ligji anti-LGBT në Hungari, Von der Leyen: Është një turp! Bie në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, nuk do të bëjmë kompromis

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se projekligjin anti-LGBT në Hungari është një turp për Bashkimin Evropian.

 “Projektligji hungarez është një turp”, tha von der Leyen mëngjesin e sotëm në Bruksel në një konferencë për shtyp.

Ajo u shpreh se beson te një Bashkim Evropian që përqafon diversitetin dhe se do të përdori të gjitha kompetencat e Komisionit për të garantuar të drejtat e të gjithë qytetarëve evropian

“Unë besoj te Bashkimi Evropian... ku ju mund të jeni të lirë të doni atë që dëshironi, besoj të një BE që përqafon diversitetin. Kështu që unë do të përdor të gjitha kompetencat e Komisionit për të garantuar që të drejtat e të gjithë qytetarëve evropian të jenë të garantuara, kudo që ndodhen.”, tha ajo.

Sipas von der Leyen, ky projektligji diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual dh se kjo bie në kundërshti me primet bazë të Bashkimit Evropian. Ajo shtoi se nuk do të bëjë kompromis për këto çështje.

“Ky projektligj diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual dhe kundërshton të gjitha vlera themelore të Bashkimit Evropian. Ky është dinjitet njerëzor, është barazi dhe janë të drejtat themelore të njeriut. Nuk do të bëjmë kompromis për këto.”, u shpreh e revoltuar von der Leyen.

Projektligji anti-LGBT, është miratuar nga parlamenti hungarez javën e kaluar  dhe ndalon portretizimin e homoseksualiteti dhe tranzicionit gjinor për të miturit.

K.T./J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër