Bashkitë e djathta "miratojnë" 
dekriminalizimin, Ademi në krye

Bashkitë e djathta dekriminalizimin, Ademi në krye">
TIRANE - Bashkitë e djathta kërkojnë që procesi i dekriminalizimit të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur. Voltana Ademi kryetarja e bashkisë së Shkodrës ka ngritur shqetësimin se njerëz me probleme me ligjin gjenden ende në pushtet. 

 “Unë gjej rastin që me dhimbje të them që ne nuk e kemi kapërcyer sfidën për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Procesi i dekriminalizimit bëhet i rëndësishëm për sa kohë që pas atyre zgjedhjeve edhe në pushtetin vendor njerëz të inkriminuar, të përfshirë me trafikun, që kanë pas probleme me ligjin gjenden dhe përsëri ne do të duhet të ballafaqohemi me këtë çështje”, tha Ademi.

bashkite e djathata

Një shqetësim tjetër që vjen nga krerët e bashkive te djathta është edhe ligji për organizimit dhe funksionimit e pushtetit vendor i cili ka probleme. Sipas Ademit është e paqartë se si do të ushtrohen kompetencat dhe si do ndahen financat. 

“Aspektet financiare të pushtetit lokal që faktikisht janë të munguar mbeten përsëri të papërcaktuara qartë në ligjin e ri që po hartohet. Ndihem e shqetësuar në mënyrën se si ato do të kalohen, në mënyrën sesi këto funksione do të ushtrohen në nivelin vendor dhe në mënyrën sesi ato do të mund të financohen”, u shpreh kryebashkiakja e Shkodrës.

Kryetari i bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama që bashkitë përfaqësohen me shoqata të ndara në të djathta e të majta .
 
Në aktivitetin e organizuar nga Asambleja e 6 e bashkive të djathta kryetare u zgjodh me votim të hapur zonja Voltana Ademi.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive