Bashkitë rrisin efikasitetin në mbledhjen e të ardhurave vendore me ndihmën e projektit STAR2

Bashkitë rrisin efikasitetin në mbledhjen e të ardhurave vendore me ndihmën e projektit STAR2

U mbajt sot në Tiranë Konferenca Kombëtare mbi Asistencën dhënë Bashkive për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Planet Veprimit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga fusha e financave dhe taksave vendore nga të gjitha të bashkitë.

Gjatë një periudhe 12-mujore, ekipi i projektit STAR 2- Konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative, identifikoi 29 bashki të vogla dhe të mesme që nuk janë asistuar për Menaxhimin e Financave Publike. U organizuan takime me kryetarët e ketyre bashkive për të siguruar angazhimin e tyre dhe gjithashtu tryeza të rrumbullakëta me drejtues të taksave vendore dhe ekspertë të finacave ku u diskutua modeli standard i planeve të veprimit, dhe u përshtatën 58 plane të detajuara për të gjitha bashkitë e përzgjedhura. Bashkive u është dhënë asistenca e duhur për zbatimin e këtyre planeve si dhe monitormi dhe matja e ndikimit pas zbatimit të tyre.

Në konferencë u prezantuan planet e veprimit dhe të monitorimit për mbledhjen e taksave dhe të ardhurat vendore, gjetjet dhe arritjet kryesore, si dhe u dhanë rekomandime për përmirësimin e procesit. Metodologjia e përdorur u prezantua për ti ardhur në ndihmë edhe bashkive të tjera.

PNUD në Shqipëri është i kënaqur për mbeshtetjen që u jep autoriteteve vendore në krijimin e kushteve për përmirësimin e mbledhjes së taksave dhe tarifave vendore, duke marrë parasysh kuadrin ligjor dhe kontekstin vendor. Sot jemi mbledhur me zyrtarë vendore përgjegjës për financat dhe administrim tatimor në 61 bashkitë, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Brendshme, Agjencisë për Mbështetje të Veteqeverisjes Vendore, donatorëve dhe partnerëve të projektit, për të përfunduar këtë proces dhe për të shkëmbyer praktikat e mira të evidentuara gjatë zbatimit të projektit” tha Limya Eltayeb, Përfaqësuese e Përhershme e PNUD ne Shqiperi, në fjalën e hapjes.

Projekti STAR 2 nëpërmjet një nga komponentëve të tij; Asistencës në Mbledhjen e të Ardhurave Vendore, ka për qëllim të ndihmojë bashkitë në rritjen e efikasitetit në procesin e mbledhjes të taksës së ndërtesës, tarifës së pastrimit dhe detyrimeve të prapambetura. Planet e veprimit dhe monitorimit u krijuan në bashkëpunim me bashkitë dhe përgjegjësit për taksat në cdo bashki.

STAR 2 mbështetet nga shumë partnerë ndërkombëtarë të zhvillimit përmes një mekanizmi të përbashkët financimi, ku përfshihen: Bashkimi Evropian, Qeveritë e Suedisë, Italisë, Zvicrës dhe USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë. Projekti zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë