Bashkohen dhe artizanët, nis Festivali i Dizajnit Rrethor me ide inovative, art e modë! Zajmi: Mbrojtja e ambientit mision, një platformë që ofron zgjidhje

Rajmonda Zajmi e shikon tokën shqiptare, si formën më të bukur të artit, ndaj kërkon t’ua trashëgojmë brezave të pastër, edhe duke përdorur krijimtarinë e dizajnin ekologjik. Nëntë vite mision, duke lobuar  për mbrojtjen e ambientit përmes modës, nisma e saj merr përmasa më solide. Nga sfilata ndërgjegjësuese Eco Fashion Shoë, krijon Festivalin Rrethor të Dizajnit, që ngre siparin këtë të hënë në orën 9.30 në Europe House. Prezantimi bëhet me pjesëmarrjen e veçantë të ambasadorit të Suedisë, e atij të Holandës.

“Prej vitit 2013 kemi organizuar Eco Fashion show në Shqipëri, ku ka pasur pjesëmarrje të gjërë nga shkollat, universitetet , bizneset e vogla, sipërrmarrjet artizanale, të cilët kanë ardhur gjithnjë me veshjet e krijuara nëpërmjet materialeve të përdorura. Materiale që i kanë kthyer në art dhe në veshje të përdorshme, të përditshme. Ndërkohë këtë vit ne kemi ardhur me një program dhe me një festival, ku Eco Fashionshow bëhet pjesë e këtij festivali”, thotë Rajmonda Zajmi, organizatore e Festivalit.

Një projekt i hartuar nga “Design thinkers”,  që nxit pasionantë e profesionistë të shpalosin krijimtarinë e tyre duke ripërdorur e transformuar  mbetjet në ECO dizajn. Në një qark të mbyllur , mbetjet përdoren për të gjeneruar jo vetëm modë, por edhe produkte e shërbime të tjera, ndaj ngjarja sensibilizuese merr emrin Festivali i Dizajnit Rrethor, e shtrihet përgjatë një jave.

“Ka të bëjë me mënyrën e të krijuarit, pra se si mund të krijohet produkti në mënyrë të tillë që mos të krijojë mbetje, të mos krijojë impakt në natyrë. Të mos keqpërdorë burimet natyrore. Dhe pikërisht ne kemi ardhur në këtë festival që të sjellim mendjet e ndryshme, aktivitetet e ndryshme bineset e ndryshme dhe të gjitha ata aktivistë që kanë inovacione, janë krijuar edhe mendojnë të krijojnë diçka në lidhje me dizajnin ekologjik”, shprehet më tej ajo.

 Gjatë dy ditëve të para të festivalit do të mbahet një workshop. Specialistë nga një sërë fushash do të ndajnë  eksperiencat e tyre, për të ideuar një platformë që do të përdoret në mënyrë digjitale për të nxitur  zhvillimin e dizajnit ekologjik në të ardhmen.

“Tre qëllime ka platforma. I pari informues, ku autoritetet lokale,  bizneset apo konsumatorët, përdoruesit shpërndajnë informacione me qëllim që të nxitet dizajni ekologjik. Ka qëllim promovues, që nëse ekzistojnë biznese ekologjike, produkte, shërbime apo dizejno ekologjike qoftë në fushën e modës, bizneseve apo ushqimeve të jenë, të prezantohen aty dhe të jetë një pikë referimi ku të gjithë të referohen për të bashkëpunuar me ta.Ndihmon në promovimin e tyre dhe në nxitjen e bashkëpunimit. Gjithashtu qëllimi i tretë është ai i bashkëkrijimit. Nëse nesër pasnesër do të ketë një sfidë e cila do të kërkojë zgjidhje. Kemi një palë që hedh sfidën dhe palën tjetër që i jep zgjidhje. Dhe kjo platformë do të ndihmojë që të ketë një bashkëpunim mes disa aktorëve për të dhënë një zgjidhje në aspektin e dizajnit ekologjik”, thotë më tej Zajmi.

Nga 20 shtatori, Përgjatë dy ditëve do të prezantohen produkte, shërbime e projekte nga partnerë të ndryshëm. Një lloj ekspozite digjitale me kryefjalë inovacionin në eco dizajn, që do të shoqërohet edhe me panele diskutimi që kulmojnë në datë 22 , ku bëhen pjesë edhe përfaqësues nga BE e ambasada suedeze.

“Qëllimi I këtij festivali është që të mbledhë disa partnerë së bashku aktivistë, aktorë, konsumatorë, në fushat publike, private të cilët të bëhen bashkë për të kuptuar më mirë konceptet e ekonomisë rrethore dhe se si mund të zhvillohet më mirë një dizajn I mirëfilltë ekologjik në mënyrë që të mos kemi më impakt negativ në mjedis”, shprehet ajo.

 Data 25 shtator shënon edhe sfilatën e shumëpritur ECo fashion Show. Këtë vit risi është pjesëmarrja edhe përtej Tiranës, por edhe afrimi i artizanëve dhe sipërmarrjeve të vogla.

“Kemi edhe Universitetin e tekstilit dhe të modës ku kemi studentë që marrin pjesë. Dhe sigurisht në kuadër të Tiranës, si Kryeqytet i Rinisë kemi edhe tre çmime të para surprizë”, thotë Zajmi.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet

Barcelona rrezikon kreun, Flick ngre alarmin: Tani nuk krijojmë raste! Kapiten Raphinha: Niveli po ulet