Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe "koka" të tjera

Basir Çollaku: Zgjedhjet në degën 2 Tiranë, për Kokë të Statutit dhe

Sali Berisha, foto arkive

Doktor Berisha, ju duhet të hetoni zgjedhjet brenda shtëpisë përpara se të përballeni me atë jashtë tyre. Sidomos kur të vërtetat nuk jua kanë thënë

Zgjedhjet e së shtunës së 11 janarit në degën e PD nr 2 Tiranë, ishin një sagë e organizuar manipulimi ku burokratë të selisë u përfshinë masivisht. U bënë nën pretekstin e bashkimit por shkakun e kishin tjetër kund. Nuk ka të bëjë me një individ por me qindra demokratë të cilëve do duhet ti ftoni të punojnë në zgjedhje parlamentare, kur nuk janë konsideruar seriozisht të drejtat e votës së tyre brenda Partisë.

Unë i kam ndjekur me detaje pasi Irma Marku, bashkëshortja ime, kryetarja ishte rikandiduese.

Si nisi!

Kryesia e PDSH në 20 tetor 2024 mori vendim për të çuar degën në zgjedhje. Në të thuhej se duheshin përfunduar deri me 24 nëntor 2024. E gjitha në një shkelje statutore duke shmangur në mënyrë arrogante forumet përkatëse të degës si Kuvendin e saj dhe Kryesinë që do duhej me votime të flisnin. I quajturi vendim u mor në një mbledhje kryesie të PDSH pa kourum, sepse janë 20 të zgjedhur e të tjerët të kooptuar pa të drejtë vote. Në të ngritën dorën vetëm tre të pranishëm. Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi, Paloka pa të drejtë vote, por janë anëtarë për shkak të funksionit dhe po e kooptuara Dhurata Çupi anëtare e kryesisë pa të drejtë vote. Ndonëse dy funksionarët janë çështje interpretimi statutor për votën. Vendim me fuqi me zero vota. Gines. Asnjë relacion shoqërues. Asnjë të quajtur analizë shkaqesh.

U formua me 25 tetor 2024, një grup pune, në të cilin ishin përfshirë funksionarë partie disa pa i pyetur e pa u marrë pëlqim paraprak. Grupi i punës përbëhej nga drejtuese Mimoza Hajdarmataj, deputetja Jorida Tabaku, ish-deputeti Xhevdet Mehmeti, zonja Mirela Tabaku, Sokol Allaraj, Anisa Kadesha. Grupi i punës u refuzua nga disa anëtarë të cilët nuk pranuan farsën dhe u zëvëndësuan me vendime verbale nga persona të tjerë. Kryesia e degës me një ankimim të firmosur prej 19 anëtarëve të kryesisë nga 23 në total dhe kërkoi në Gjykatën e Partisë Demokratike shqyrtimin e shkeljeve të shumta statutore. Gjykata nuk mblidhej. Përveç drejtueses Kalaja, të tjerët duket kanë pamundësi ose porosi se si dhe kur duhet të gjenden në mbledhjet përkatëse. Gjithçka po ecte në formën më te qartë antidemokratike. Nisën takime në 16 grupseksionet e degës, ku në disa prej tyre nuk u mundësuan për shkak të mospjesëmarrjes. Në disa të tjera u refuzua procesi. Në të tjera u morën propozime për kandidatë për kryetar, anëtar kryesie dhe delegatë.

Një proces katastrofë. Emrat e mbledhur më tepër ishin statistikë se përfaqësim. Qëllimi ishte tjetërkund, të grabitej posti i kryetarit të degës për të kontrolluar PRIMARET. Sepse kryetarja Marku, nuk merrte porosi nga emra majmërie të godinës, por i bindej vullnetit të votuesve të degës, që e kishin zgjedhur...

Vijon po sot...ku do të përshkruaj 10 ditëshin dhe ditën zgjedhore me çudira të pakëndshme...

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim Murati: 12/01/2025 13:08

    Duket qartë se PD kështu ka bere gjithmonë ka pa interesat e veta dhe me vjen mire qe edhe ti e pe vete kete farse te prandaj nuk do te fitoje kurrë jo se eshte me e mire pas por po gatuaj ne se bashku ne nje kazan dhe persa kohe Edi Rama i thoteberishes se nuk te prek kush po me le ne pushtet Sali Berisha do t'a ruaj me fanatizëm Edi Ramen per interesat e tij vetjake prandaj nuk duhen votuar asnjeri dhe as tjetri por tu japim mundësi partive te reja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse

Reperi shqiptar rrëfen si humbi shikimin nga njëri sy në moshën 11 vjeçare: Më pëlqenin armët dhe lëndët plasëse