Basketboll meshkuj/ Besëlidhja 'ia merr dorën' Tiranës, e mposht edhe në ndeshjen e dytë

Basketboll meshkuj/ Besëlidhja 'ia merr dorën' Tiranës, e mposht edhe në ndeshjen e dytë

Momente nga ndeshja e parë

Superliga e basketbolli për meshkuj vijon me fazën play-off dhe Besëlidhja e Lezhës ka fituar ndeshje e dytë kundër Tiranës. Djemtë e Afrim Bilalit mposhtën 63-89 në ndeshjen e dytë gjysmëfinale Tiranën, duke e çuar serinë në 2-0 mes tyre në play-off dhe janë pranë finales.

Lezhjanët kanë dominuar sezonin duke e mbyllur kampionatin e rregullt në vendin e parë, teksa edhe në gjysmëfinalet e play-off kanë vijuar ecurinë e mirë.

Pasi fituan ndeshjen e parë me 10 pikë diferencë në "Asllan Rusi" tre ditë më parë, Besëlidhja mposhti sërish Tiranën, këtë herë në "Farie Hoti". Dueli i kësaj të shtunë u dominua nga lezhjanët që fituan në secilin çerek të lojës. 17-22, 18-27, 17-25 dhe 11-15 u mbyllën periodat për rezultatin final 63-89.

Më i miri në fushë për Besëlidhjen ishte Julian Hamati me 25 pikë, 13 kërcime në tabelë dhe katër asiste. Ndërkohë te Tirana Gerard Davies shënoi 22 pikë, gjashtë kërcime në tabelë dhe një asist.

 

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!

Ylli Pata: 'Provokacja nr 2', pas Beogradit, Edi Rama hap çështjen shqiptare edhe në Athinë!