Basketboll/ Tirana fiton me kryesuesit e Besëlidhjes, Teuta mund Kamzën në transfertë! Ndryshon renditja
Çaste nga Tirana - Besëlidhja
Superliga shqiptare në basketboll për meshkuj mbylli javën e 16-të. Dje Apolonia fitoi me Vllazninë, duke dërguar shkodranët në Kategorinë e Parë. Kjo e martë ka vijuar me dy ndeshjet e radhës. Në orën 18:00 në Pallatin e Sportit në Kamëz, vendasit e Kamzës humbën 73-78 kundër Teutës. "Djemtë e Detit" ia dolën të marrin fitoren e dytë në radhë, duke marrë kreun.
Në orën 19:30 në Pallatin e Sportit "Farie Hoti" në kryeqytet, Tirana vendase fitoi 81-73 me kryesuesit e Besëlidhjes, duke ndezur garën në fundin e kampionatit. Bardheblutë e Erkand Karaj u treguan të saktë në tre nga katër periodat, duke qenë dominues në parket.
Perioda e parë u fitua 21-16 nga Tirana, teksa e dyta 23-15. Në periodën e tretë lezhianët fituan 10-22, ndërsa në atë finale Tirana fitoi 27-20 për rezultatin e përgjithshëm 81-73.
Pas kësaj jave, Teuta merr kreun me 28 pikë, aqsa ka edhe Besëlidhja e vendit të dytë. Tirana qëndron e treta me 25 pikë, duke qenë në garë për trofeun. Në fund Apolonia, teksa Vllaznia është e rrëzuar në Kategorinë e Parë edhe matematikisht.
Renditja pas javës së 16-të:

S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
61.8%
-
E gabuar
30.9%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2949
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Pikë të barabarta me Tiranën, Partizani kampion i Superligës për herë të 17-të në histori! Bylisi bie nga kategoria, Vllaznia në Evropë
29 Maj, 18:00
-
Përmbysja më pranë, Celtics fitojnë kundër Heat në NBA
26 Maj, 14:55
-
Fillimi i përmbysjes? Boston Celtics merr fitoren e parë kundër Miami Heat në NBA
24 Maj, 13:49
-
LeBron James s'ia del, Nuggets fitojnë me Lakers dhe shkojnë në finalen e madhe të NBA
23 Maj, 12:31
-
Një hap larg finales në NBA, Miami Heat mposht Boston Celtics
22 Maj, 13:02
-
Përplasje e frikshme me Lebron James, arbitri amerikan mbetet i gjakosur gjatë ndeshjes së basketbollit (VIDEO)
21 Maj, 13:13
-
VIDEO/ Peja fiton titullin pas 10 vitesh në basketboll, tifozët hedhin mjete piroteknike në parket
19 Maj, 16:32
-
Skuadra e Kategorisë së Parë nuk paraqitet në transfertë, humbet ndeshjen në tavolinë
18 Maj, 16:24
-
GOLAT/ Kukësi turpëron Laçin, Bylis mposht Erzenin në Durrës! Vllaznia fiton me Teutën, Kastrioti befason Egnatian! Tirana 1-1 Partizani
17 Maj, 17:14
-
Përballja me Teutën, Sedloski: Vllaznia e ka deçizive për Europën
16 Maj, 17:19
-
Qajnë si fëmijë nga humbja, Real Madridi eliminon Partizanin nga Europa (VIDEO)
11 Maj, 14:33
-
VIDEO/ Fitore historike kundër Vllaznisë, Egnatia në finalen e Kupës së Shqipërisë përballë Tiranës
10 Maj, 18:55