Dramë në Shkodër, Vllaznia rrëzohet nga Superliga

Dramë në Shkodër, Vllaznia rrëzohet nga Superliga

Foto ilustruese

Superliga e basketbollit për meshkuj është në javën e 16-të. Gjithçka nisi dje në Vlorë, aty ku në Pallatin e Sportit "Flamurtari", Apolonia mundi 86-81 Vllazninë. Me këtë rezultat, shkodranët që gjenden në vendin e fundit të klasifikimit edhe zyrtarisht janë të rrëzuar nga Superliga e basketbollit për në Kategorinë e Parë.

Sporti i dytë më i ndjekur në Shkodër, pas futbollit, detyrohet të mos jetë në elitë. Pas largimit të sponsorizuesve, gjendja e basketbollit shkodran është vështirësuar së tepërmi, me ekipin që nuk është më pjesë e elitës së basketbollit.

Ndeshja e djeshme në Vlorë foli për fierakët, që fituan bindshëm në periodën e dytë dhe të katërt, duke dalë në fund me avantazhin e pesë pikëve (86-81). Më i miri te Apolonia ishte Robert Uhitfield me 20 pikë dhe gjashtë asiste, ndërsa te Vllaznia spikati Smith me 19 pikë dhe 10 asist.

Në kuadër të javës së 16-të të Superligës për meshkuj në basketboll, sot zhvillohen dy përballje. Besëlidhja kryesuese luan në "Farie Hoti" me Tiranën ndjekëse (19:30), ndërsa në 18:00 Kamza luan me Teutën.

Renditja:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 14/03/2023 16:37

    Drame ka tash 30 vjete shkodra,e funite me te tana

    Përgjigju
    • Bla: 14/03/2023 18:23

      Njaq meriton Shkodra!

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen