Policia e Lezhë arrestoi sot një 32-vjeçar dhe vuri nën hetim një 31-vjeçar, pasi i gjeti duke zhvilluar baste sportive përmes celularëve në një lokal të qytetit.
Gjatë kontrolleve, u sekuestruan dy telefona celularë që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i Policisë së Lezhës.
"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë finalizuan operacionin policor të koduar “Kontrolli”, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, duke konstatuar raste të zhvillimit të basteve sportive përmes aparateve celularë, në disa ambiente në qytetin e Lezhës.Gjatë veprimeve operative, në një ambient (lokal), u konstatuan dy shtetas duke ushtruar këtë veprimtari të paligjshme. Në vijim, u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., 32 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa shtetasi L. R., 31 vjeç, banues në Lezhë, u procedua penalisht.Nga kontrollet e ushtruara u sekuestruan 2 aparate celularë, të cilët përdoreshin për zhvillimin e paligjshëm të lojërave të fatit, në cilësinë e provës materiale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme"
Komente











Gjith bota demokratike i lejon bastet sportive dhe ne vazhdojm budallallëkun tonë duke arrestuar njerez kot më kot duke i dhënë mundësin policisë të bëjë qef me korrupsionin,arresto merr lekët dhe psstaj liroji
Përgjigju