TIRANE- Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht Kryetar i LSI­-së Ilir Meta dje gjatë një takimi me të rinjtë e qytetit të Shkodrës kërkoi mbështetjen e tyre për kandidaten e Aleancës për Shqipërinë Europiane Keti Bazhdari. Ndryshe nga takimet e tjera elektorale ku aleatët Rama e Meta shfaqen përkrahë njëri-tjetrit, kryetari i LSI-së vendosi të zhvillojë një takim tjetër mbështetës para prezantimit zyrtar që do t’i bëj kandidates Keti Bazhdari dhe programit të saj pak ditë më vonë.