Baticat e mëdha kanë mbuluar
shetitorën e Shëngjinit me rërë

Baticat e mëdha kanë mbuluar<br />shetitorën e Shëngjinit me rërë<br>
Stuhitë e dimrit kanë lënë pasoja në zonën turistike të Shëngjinit. Si pasojë e baticave të mëdha dhe erërat e forta ka bërë që dallgët e deti të dalin deri në shetitorën e Shëngjinit. Kjo ka sjellë edhe sasi të madha rëre të cilat kanë mbuluar gjithë brezin e shtruar. Sikur të mos mjaftonin vetëm baticat detare, lumejtë kanë sjellë edhe mbetje të shumta të cila kanë mbuluar të gjithë bregun e rërës. Ditët e ngrohta pranverore kanë sjellë edhe vizitorët e parë në këtë zonë të cilët janë përballur me një panoramë aspak të përshtatshme. Kreu i Njesisisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj, thotë se brenda pak ditesh e gjithë vija bregdetare do të sistemohet dhe do të jetë gati për të pritur vizitoret e pranveres.

Vijmë pas një dimri shumë të vështirë që keni parë edhe ju, situate agravoi shumë keq dhe u bë shumë problematike. Duke u ndodhur përballë kësaj situate, ne po marrim masa urgjente për kthimin në gjendje të mëparshme të vijës bregdetare të Shëngjinit, aq më tepër të kësaj shëtitoreje, ku turistët frekuentojnë dhe preferojnë të vijnë edhe gjatë sëzonit të pranverës. Pra ne i garantojmë ata që në pranverë, në fundjava, gjithçka do të jetë gati për të kaluar weekend-in me familjet e tyre. Për ne është shumë e rëndësishme, nisja e sezonit shumë heret, siç e kemi nis edhe vitet e tjera.” shprehet  kreu i Njesisisë Administrative të Shëngjinit Tonin Uldedaj

Me rritjen e temperaturave zona turistike e Shëngjinit ka nisur të frekuentohet nga vizitore të shumtë, kryesisht gjatë fundjavave. Për ti paraprire fluksit i cili pritet të jetë gjithnjë në rritje, Njësia Administrative Shëngjin bën me dije se do të jetë prezente në shërbim të qytetarëve dhe turistëve.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A

Pritet shkarkimi nga Milani! Stefano Pioli s'humbet kohë, gjen ekipin e ri në Serie A