TIRANË - Nuk ka dashur ta kthejë në barcaletë, por parapriu se faktet që do të paraqiste për kopshtin zoologjik në Tiranë do të shkaktonin të qeshura. Kështu, Erion Veliaj, kandidati për Bashkinë e Kryeqytetit në garën elektorale të 21 Qershorit, bëri publik inventarin e këtij kopshti nën menaxhimin e bashkisë të drejtuar aktualisht nga Lulzim Basha.
“Më ndjeni nëse të vërtetat që do lexoj tingëllojnë si barcaletë. Në kopsht ka vetëm 1 ujk, 2 arinj,5 lama, 1 dhi, 1 lopë, 6 rosa, 3 pula. Më pëlqen një histori që tregonte Edi Rama kur ishte në krye të bashkisë, kur thoshte luani në kopshtin zoologjik në mungesë të trajtimit, nga një kafshë mishngrënëse ishte kthyer në vegjetarian dhe hante patate e karota. Situata që trashëgojmë sot është edhe më keq se ajo që gjeti Rama. Sot luani jo vetëm ka ngordhur po kafshët vegjetariane janë kthyer në mishngrënëse, se hëngrën kalin. Një ish i përndjekur më tha: ky nuk është kopsht zoologjik po është Spaçi i kafshëve”, tha Veliaj.
Projekti që Veliaj do të konkretizojë nëse fiton më 21 Qershor përballë kandidatit të koalicionit të djathtë Halim Kosova dhe të pavarurve, sipas tij do ta kthejë kopshtin zoologjik në një hapësirë të shfrytëzueshme nga qytetarët. Në këtë kontekst, Veliaj tha se do të krijohet një ndërlidhje mes kopshtit zoologjik, atij botanik dhe liqenit artificial.

“Me të filluar punë do të shpallim një konkurs ndërkombëtar ku do të ftojmë arkitekt ndërkombëtar për të ofruar projektet e tyre. Do ta kthejmë kopshtin zoologjik në një hapësirë më të madhe dhe do ta integrojmë me kopshtin botanik dhe liqenin., tre hapësira të rrethuara me beton. Të krijojmë tre ishuj të lidhur me njëri-tjetrin. Do të zgjerojmë kopshtin zoologjik në pjesën e jugut, ose të kodrës, ku fatmirësisht Komuna e Farkës e ka kursyer nga betoni i pamat i derdhur në vitet e fundit. Të kthehet në një vend ku fëmijët të mësojnë rreth kafshëve. Do të ndryshojmë mënyrën e kontaktit të fëmijëve me kafshët. Jo vetëm do të shtojmë specie ekzotike, arkitektët kanë parashikuar të ketë 50 lloje të ndryshme speciesh. Ndërveprimi të mos jetë kafsha në burg dhe fëmija i traumatizuar jashtë. Çdo kompani që ka mundësi të sponsorizojë me financim për kopshtin zoologjik”, tha Veliaj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com