Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, vjen reagimi i parë nga PD: Rama s'mund ta përdorë si "fishekzjarre" politike

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, vjen reagimi i parë nga PD: Rama s'mund ta përdorë si

Tritan Shehu

Tritan Shehu ka reaguar përmes një statusi në Facebook për ngritjen e një baze ajrore të NATO-s në Kuçovë. Sipas tij prezenca e NATO-s do jetë e mirëpritur nga demokratët.

Duke përmendur ngjarje dhe data historike që e lidhin PD-në me NATO-n, Shehu nuk nguroi t’i japë një mesazh qeverisë. Ai thotë se qeverisë së Ramës i takon të realizojë detyrat dhe jo ta përdorë mbështetjen e NATO-s si “fishekzjarre” politike për kamufluar realitetin e brendshëm.

STATUSI I PLOTË

Cdo rritje e prezences se NATO ne Shqiperi, eshte thellesisht e deshiruar, stimuluar dhe mirepritur nga ne; kjo eshte e “shkruar edhe ne genet” tona.
Dje disa organe mediatike kerkonin te hidhnin mjegullnaja dyshimi reth qendrimit opozitar per “mundesine e zgjerimit te prezences se NATO ne vendin tone”.
Pa asnje dyshim keto jane vetem aludime dashakeqe e krejt te kunderta me realitetin dhe faktet.
Dua te kujtoj ketu qe po thuajse i gjithe rrugetimi i Shqiperise drejt NATO lidhet me PD, qeverisjet e saj, deri ne ataresimin e plote tonin aty.
PD qe me “lindjen” e saj, ndryshe edhe nga partite e tjera te krijuara ne ish bllokun komunist, konfirmoi vullnetin tone per BE e NATO.
Me tej me Qershor te 1992, pra dy muaj mbas formimit te Qeverise sone, Shqiperia aplikon e pranohet ne Keshillin e Bashkepunimit te Atlantikut te Veriut.
Me dhjetor 1992 Berisha viziton Seline e NATO ku pritet nga Sektretari i Pergjithshem, i cili me Mars 1993 viziton vete Shqiperine.
Me 23 Shkurt 1994 Berisha nenshkroi dokumentin Kuader te Partneritetit per Paqe me NATO, duke e bere Shqiperine antaren e pare nga vendet ish komuniste te saj.
Me 20 prill Kuvendi i Shqiperise ratifikoi kete dokument, megjithe kundershtite e socialisteve ne keto periudha.
Rruga vazhdon me tej ne bashkepunim gjithmone dhe me te ngushte deri sa me Samitin e 2 prillit 2009, kur Kryeminister ishte Berisha, u antaresua perfundimisht ne NATO, duke perbere keshtu nje nga arritjet me te medha historike te Shqiperise, shqiptareve e Rajonit tone.
Pra tashti ne jemi antare te NATO dhe si te tille kemi perfitimet madhore, por dhe obligimet e medha ndaj kesaj aleance, obligime qe lidhen me elementet financiare, pjesemarjes, thellimin e demokracise, luftes sone ndaj krimit, droges, trafiqeve, terrorizmit, racionalitetit ne politikat Rajonale dhe ato te Jashteme etj etj, nder te cilat fatkeqesisht jemi shume larg asaj qe kerkohet nga nje vend antar ne seriozitet, impenjim e rezultate.
Pra eshte me e dobishme qe kjo Qeveri te perpiqet te realizoje “detyrat e shtepise” e te mos perdori vendime te mundeshme pozitive te NATO ndaj nesh e Rajonit, si “fishekzare” politike per kamufluar realitetin tone te brendshem.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatmir: 06/08/2018 11:02

    Me mire vone se kurre,thote shprehja popullore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja