Pavarësisht lojës dhe debateve, vetëm në 7 ditë qëndrim brenda shtëpisë kanë lindur edhe aleancat në çift, për të mos thënë flirtet që na kanë suprizuar.
Çifti i parë Diedoni dhe Alba kanë qenë në qendër të vëmendjes së banorëve për shkak të afrimitetit të tyre që ata kanë pasur gjatë këtyre ditëve. Por, ky nuk është çifti i vetëm, Tea dhe Fatjoni janë vënë në lojë shpesh herë edhe nga banorët edhe pse nuk i kanë pranuar pëlqimet respektive.
Vazhdimisht, banorët kanë ngacmuar Tean që ajo të pranojë që i pëlqen Fatjoni. Ndërkohë që, Tea thotë që është thjesht lojë, lojë kjo që nga sjelljet nuk ka rezultuar e tillë.
Kika personazhi më atraktiv që është brenda shtëpisë ka bërë një propozim live Marinës, propozim që ka nisur të merret seriozisht edhe nga kjo e fundit.
Le të shikojmë çfarë do të na ofrojë java në vazhdim.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com