TIRANE- Sipas Bankës Botërore, ekonomia shqiptare arriti t’i bëjë ballë presioneve negative të shkaktuara nga kriza në Eurozonë duke shënuar një rritje vjetore prej 2.1%. Në raportin ekonomik për rajonin e Europës Juglindore të bërë publik dje, Banka Botërore theksoi se Shqipëra ka nisur rimëkëmbjen në 2014, ndërkohë që në shtetet e tjera rritja ka qenë pamjaftueshme për të përmirësuar standardet e jetesës, apo për të lënë gjurmë në nivelin e lartë të papunësisë.
Drejtoresha e Bankës për Europën Juglindore, Ellen Goldstein, nënvizoi se efektet negative nga ngadalësimi i ekonomisë së Eurozonës u kompensuan nga ecuria më e mirë e ekonomisë së brendshme. “Kjo është arsyeja që vlerësimi ynë për Shqipërinë nuk ka ndryshuar. Nëse Eurozona do të kishte ruajtur të njëjtën rritje ekonomike që ne parashikonim në fillim të vitit për të, atëherë Shqipëria do ta kishte tejkaluar objektivin e saj prej 2.1 për qind dhe do të kishte patur një rritje më të lartë. Megjithatë ajo që është e rëndësishme është fakti se Shqipëria rritet pavarësisht Eurozones”, tha Goldstein.
Faktorët
Ekspertja e Bankës Botërore Hilda Shijaku nënvizoi se ishin investimet dhe konsumi ato që shënuan një ecuri më të mirë nga vlerësimet e fillimvitit, duke kompensuar pasojat negative të Eurozonës. “Konsumi ka qenë nën presion, sidomos në vitin 2013. Ndoshta rritja e konsumit ka ardhur edhe si rezultat i tendencës për t’u kthyer në një trajektore normale të konsumatorit shqiptar”, tha Hilda Shijaku. Më tej ekspertja shtoi se rritja ekonomike është një nga mesazhet kryesore të këtij raporti për Shqipërinë.
“Është forcuar gjatë vitit 2014, pavarësisht luhatjeve të mëdha që kanë ndodhur gjatë tre mujoreve dhe goditjeve specifike në sektorë të caktuar. Gjithashtu mjedisi i jashtëm nuk ka qenë shumë favorizues. Rritja ka ardhur nga një kontribut më i madh i kërkesës së brendshme, konkretisht konsumit dhe më pak investimeve private", tha më tej Shijaku.
Reforma në energji
Sipas raportit të BB-së, performanca e dobët ekonomike e rajonit, fsheh diferenca të dukshme mes vendeve të Europës Juglindore në vitin 2014. Serbia vlerësohet të ketë rënë në recesionin e tretë që prej krizës globale, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina është në stanjacion. Nivelet e rritjes ekonomike në Kosovë dhe në Mal të Zi vlerësohen të jenë të moderuara në vitin 2014. Vetëm Shqipëria dhe Maqedonia kanë treguar shenja të një rimëkëmbjeje më të qëndrueshme falë rritjes së eksporteve.
Ellen Goldstein u ndal edhe te pozicioni i Bankës Botërore lidhur reformën në sektorin e energjisë. “Progresi i Shqipërisë do të varet dhe nga progresi në eurozonë. BE do të vazhdojë me projektet ndaj Shqipërisë. Banka Botërore mbështet fort reformën në sektorin e energjisë. Duhet të luftohet korrupsioni në sektorin e energjisë, i mbështesim plotësisht përpjekjet që po bën qeveria. Qeveria duhet të sigurojë një sistem që të funksionijë ashtu si duhet. Duhet të vazhdojë me përpjekje të mëtejshme, si fillim po merren hapa të mira”, tha Goldstein.
2015-2016, FMN ul pritshmëritë për rritjen globale
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimin e tij për rritjen ekonomike globale për këtë vit dhe vitin e ardhshëm duke u bërë thirrje qeverive dhe bankave qendrore të ndjekin politikat e duhrua monetare dhe reformat strukturore për rritje ekonomike. Rritja ekonomike është projektuar 3.5% për 2015-ën dhe 3.75 për vitin 2016. Kryeekonomisti i FMN, Oliver Blanchard shpjegoi: “Faktorë të rinj që mbështesin këtë janë çmimi i ulët i naftës por edhe zhvlerëismi i euros dhe jenit, të cilat janë kompensuar nga forcat e vazhdueshme negative duke përfshirë krizat e trashëguara dhe rritjen më të ulët të mundshme nga shumë vende”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com