BB: Shqipëria duhet të
përshpejtojë reformat

BB: Shqipëria duhet të<br />përshpejtojë reformat
TIRANË - Duke supozuar një dalje graduale nga kriza e Eurozonës, rritja në Shqipëri në vitin 2012 pritet që të mbetet diku ndërmjet 2- 3%, thekson ai. Me pasigurinë e lartë të mjedisit të jashtëm, kjo mbetet rritje e respektueshme për të ruajtur ekuilibrat makroekonomikë, por gjithsesi, është nën nivelin
e duhur për të bërë nxjerrjen e njerëzve nga varfëria, sikurse ishte rasti para krizës financiare globale të vitit 2009. Prandaj është e rëndësishme të mos harrohet dimensioni njerëzor i krizës. Përmirësimi i administrimit, mbulimit dhe targetimit të mbrojtjes sociale marrin një rëndësi të veçantë në këto kohë të vështira, duke pasur parasysh ndjeshmërinë e lartë të grupeve në nevojë ndaj lëkundjeve ekonomike.
Viti 2011, sikurse ishte rasti për shumë vende të Europës, u përcaktua nga zhvillimet e Eurozonës, sidomos në tremujorin e fundit. Ajo që
fillimisht u duk si një rigjenerim i qëndrueshëm, u ndërpre nga shqetësimet në rritje për borxhin sovran të vendeve periferike të Eurozonës, që u përshkallëzuan në një kërcënim për vetë sistemin.
Veçanërisht problemet në Itali dhe Greqi, dy prej vendeve në qendër të krizës së borxhit sovran ku janë dhe pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarë, ndikuan në uljen e kërkesës së brendshme perms rënies të fluksit të remitancave. Kërkesa ndërkombëtare për lëndë të para ndihmoi në rritjen e eksporteve dhe rigjenerimin e sektorit të industrisë, pavarësisht intensifikimit të krizës së euros. Por rritja e importeve të energjisë elektrike, si rezultat i thatësirës që përfshiu rajonin, pengoi përmirësimin e bilancit tregtar (eksporteve neto). Për rrjedhojë, kërkesa agregate nuk u rigjenerua, sikurse pritej në fillimin e vitit, duke zbehur shpresën për kthimin në ritmet më të larta të rritjes. Në përgjithësi, rritja e moderuar e vitit 2011 u përqendrua në sektorët e bujqësisë dhe atë të
shërbimeve, që nuk përjetuan të njëjtën tkurrje kërkese, si ajo që u vu re në sektorë të tjerë si ndërtimi.
Një zhvillim pozitiv kryesor ishte rinisja e dialogut politik që përbën një faktor të rëndësishëm për të çuar përpara programin e reformave dhe procesin e integrimit të Shqipërisë. Pavarësisht problemeve aktuale të Eurozonës, integrimi në Bashkimin Europian mbetet strategjia më optimale ekonomike për Shqipërinë në planin afatgjatë. Në sferën ekonomike, dhënia kohët e fundit e licencës së dytë 3G është një shembull pozitiv, që pritet të përmirësojë konkurrencën në sektorin e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit.
Hapësira fiskale ndihmoi Shqipërinë të përballonte goditjet e jashtme, si ato të vitit 2009, pa rrezikuar nivelin e shpenzimeve në sektorëtkyç publikë, ndërkohë që mbikëqyrja e kujdesshme ndihmoi në ruajtjen e qëndrueshmërisë të sektorit bankar. Rritja e pasigurisë të mjedisit të jashtëm ka shtuar nevojën për rigjenerimin e hapësirës fiskale për të përballuar me sukses goditje të tjera të mundshme. Me gjithë sakrificën në dukje në planin afatshkurtër, kjo politikë e matur ka vlera të konsiderueshme për periudhën afatgjatë.
Sikurse ka treguar edhe raporti "Të bësh biznes 2012", Shqipëria duhet të përshpejtojë reformat në fusha të caktuara. Çështja e pronave mbetet një sfidë e rëndësishme për përmirësimin e mjedisit të biznesit në vend. Në lidhje me të, një fushë problematike ku nevojitet një progres i shpejtë është çështja e lejeve të ndërtimit. Në planin afatgjatë, fokusi duhet të mbetet në përmirësimin e qëndrueshmërisë
të kuadrit rregullator, përmirësimin e aftësive dhe të infrastrukturës. Në lidhje me këtë të fundit, progresi i shpejtë i viteve të fundit duhet
konsoliduar, duke planifikuar me kujdes fonde të mjaftueshme për mirëmbajtjen dhe duke ndjekur një politikë tarifore dhe çmimesh, që siguron mbulimin e kostove dhe qëndrueshmërinë e cilësisë të shërbimeve infrastrukturore.

(aq/shqiptarja.com)





  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga