Françeska Jaçe, ish-banorja e BB5, ka festuar 19-vjetorin e saj të lindjes. Bjondja simpatike ka zgjedhur ta ndajë këtë ditë të veçantë për të me miqtë dhe të afërmit e saj. Pjesë e festës së saj, është bërë edhe i ish i dashuri i saj, Ermal Merdani.
I kontaktuar nga TH&TH, Merdani ka pohuar se ka qëndruar vetëm 10 minuta, për ta përshëndetur dhe për ti dhuruar një dhuratë të veçantë.
" I çova si dhuratë një lule në vazo, që nuk ka aspak lidhje me dashurinë, por është një simbol që të jep jetë dhe frymë".
I pyetur nëse do të rikthehej përsëri me të, ai është shprehur se asgjë nuk është e sigurt, duke pohuar se tani është i përqëndruar në jetën e tij private, emisionin në Top-channel, puna si menaxher në një nga baret e kryeqytetit, studimet, por edhe aderimi në partinë e ish-Presidentit Bamir Topi FRPD.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com