BB6-Elona i tregon Viganit për veten

BB6-Elona i tregon Viganit për veten
Elona dhe Vigani kanë qëndruar së bashku duke biseduar me njëri-tjetrin. Ndonëse shpesh është akuzuar se nuk tregon shumë për jetën e saj personale, duket se Elona e ka bërë këtë gjë me Viganin. Ajo i ka treguar se prej tre vjetësh ka përfunduar dy shkolla.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për profesionin e saj të cilin e bën me shumë pasion dhe dëshirë. Më pas Elona i ka treguar Viganit për nënën e saj duke theksuar se prirjen për modën dhe të bukurën e ka trashëguar nga ajo. Elona ka komentuar edhe qëndrimin e saj në Big Brother të cilën e konsideron një eksperiencë shumë të bukur dhe të paparë. Në jetë gjithçka duhet marrë pozitivisht”, thotë Elona, e cila mendon se është në paqe me veten.

“Herë-herë mendoj aq shumë për të tjerët saqë harroj veten time”, shprehet Elona. Më pas ajo ka vazhduar rrëfimin e saj duke shprehur dhe dhembshurinë që ndien për njerëzit në nevojë, megjithëse bën të qartë se duhet të ndërgjegjësohen të gjithë njerëzit për të ndihmuar dhe se një pakicë prej tyre nuk mund të bëjë shumë. Pas bisedës dy banorët shkojnë për të fjetur së bashku me konkurrentët e tjerë që janë shtrirë më parë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re