BB6, rrëfehet Joana:Anaidin e
dashuroj, Janin do e dua tërë jetën

BB6, rrëfehet Joana:Anaidin e <br />dashuroj, Janin do e dua tërë jetën
TIRANE - Spektakli i së shtunës nisi si gjithmonë nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe opinionet e Arjan Konomit për dinamikat e javës dhe ngjarjet më interesante të ndodhura brenda shtëpisë. Madje në hapjen e shout banorët kishin kompozuar edhe një këngë që ia kishin kushtuar vetes dhe qëndrimit të tyre në BB6, me batuta humor dhe ironi për disa situata dhe vetë lojën.

Konomi u shpreh se ishte një javë me dinamika që nuk i priste. Përshtypje pas deklaratave të javës së mëparshme për fortësinë e raportit mes Ilirit dhe Elonës, Konomi tha se paporti mes Ilirit, Rikes dhe Elonës nuk e mendonte si prishje miqësie por ndoshta ishte presioni i finales.

Më pas Arbanau bëri me dije banorëve të nominuarit e javës, të cilët ishin Eldora, Vigani, Anaidi, Rikja dhe Iliri. Arjani u shpreh se që të 5-të janë lojtarë të forte në këtë pikë të lojës. Eldora e ka të vështirë të pozicionohet tha Konomi, ndërsa për Riken u shpreh se është vajza delikate, shumë femërore që duhet të qëndrojë akoma në shtëpi. Banorët treguan sesi kishte qenë java për ta, ku Anaidi u shpreh se i mungonte Joana, por ishte angazhuar më shumë në shtëpi gjatë javës.

RREFIMI I JOANES
Siç pritej në studio këtë javë ishte e eleminuara e javës së kaluar. Joana tregoi se i ksihte bërë shumë mirë fakti që nuk kishte folur por ishte relaksuar dhe kishte parë reagimin e publikut. Vajza u shpreh se brenda ishte zhgënjyer me Oltën dhe Elonën, por nuk ishte shokuar me asnjërën prej tyre. Gjithashtu Joana tregoi se ishte prekur po ashtu nga sjellja e Eldorës dhe e Shpendit. “Dy javët e para isha e sjellshme, po pastaj pasi kuptova lojën fillova t’i provokoja banorët dhe të krijoja strategjinë time. Joana e vërtetë është e fortë atje ku duhet”, - tha ajo ndërsa tregoi se Jonildën nuk e kishte pëlqyer që kur kishte hyrë në shtëpi. Joana u pyet edhe për raportin me ish të dashurin dhe atë të krijuar me Anaidin brenda “Unë e kam shpejguar shumë mirë raportin me Janin, u afeksionova me Anaidin, por Janin e respektoj si njeri”. A e dashuron Anaidin?, -ishte pyetja që i drejtoi Arabna dhe Joana e pyeti nëse kjo ishte një pyetje retorike. “ Nga vendimi që mora para dy javëve besoj e kuptoni përgjigjen e kësaj pyetjeje”, - tha ajo në spektakël. Joana po ashtu iu përgjigj Elenës se ajo kur ishte brenda i bënte gjërat kastile për ta acaruar në lidhje me Anaidin, duke i qëndruar afër. Elena, Olta dhe Eva thuajse kishin të njëjtin problem me Joanën, ku sipas tyre ajo nuk ishte e drejtëpërdrejtë, por ua kishte thënë gjërat që mendonte pas krahëve ose kur ato kishin dalë nga shtëpia.
Arjan Konomi, iu drejtua Joanës duke i vënë në dukje se provokimet dhe lojën i ka pasur për së prapthi. “Provokimet nuk të kishin lezet dhe ndaj ke krijuar antipatike. Ishe personi që nuk të donte ekrani”, - iu drejtua ai, ndërsa Joana tha: “Unë e vura re këtë gjë, por kur unë dola ishte po ai publik që nuk më donte që krijoi simpati për mua dhe më donte në shtëpi”. Arjani gjithashtu vazhdoi duke i treguar Joanës se brenda këto strategji kishin keqdashësi dhe në shumë situata Joana nuk ishte e qartë. “Brenda shtëpisë jam konsideruar si mace e zezë, por e zgjodha me vetdije të isha e keqe”. – tha ajo. Pas kësaj përgjigjeje erdhi edhe pyetja e Arjanit: “ Po të qaje për ish të dashurin në krahët e të dashurit aktual, çfarë ishte? – “E kam dashur, e dua dhe do e dua për tërë jetën ish të dashurin tim, Janin. Kjo është zgjidhja ime, se me kë ndahem dhe kë lidhem është puna ime”. Mes Konomit dhe Joanës pati një debat të nxehtë mes shumë kundërshtimesh lidhur me lojën e Joanës dhe karakterin e saj, brenda dhe jashtë shtëpisë si dhe për raportin që krijoi me Anaidin.

TREKËNDËSHI I BERMUDËS: ILIR-RIKE-ELONA
E paqartë ka qenë marrëdhënia e ndryshuar mes Elonës, Rikes dhe Ilirit, të cilët gjatë javës kanë pasur një krisje mes tyre. Elona tregoi se nga miqësia mes të treve nuk ka ndryshuar si mund të shihet jashtë, por se tashmë që kishin ngelur pak banorë dhe shoqëria mes të treve nuk mund të jetë po aq e afërt sa më pare. “Doja të shihja se sa rëndësi ka miqësia jonë me Ilirin, por ai e ka tepruar me fjalë dhe sjellje të papërshtatshme”,- tha Elona. Nga ana e vet Iliri tregoi se ia ka shpjeguar Elonës faktin që kishte parë një distancim të vogël nga ana e saj dhe e Rikes. “Po shihja që kalonin shumë kohë vetëm dhe në një moment kur unë jam poshtë moralisht nuk kam se si ta provoj ndryshe miqësinë. Doja të dija ku qëndroja unë në shoqërinë e Elonës dhe Rikes. Unë u distancova nga të dyja kur nuk mora përgjigje dhe doja të ndaja më shumë me banorët e tjerë. Nëse unë do të mbaja një marrëdhënie të mirë me Riken, do binte në sy për keq tek Elona”, - shpjegoi Iliri. Pas tij Rikja tregoi se me Ilirin ka pasur të njëjtin raport dhe se nuk e kuptonte këtë hatërmbetje. Iliri sipas Rikes u distancua nga dy vajzat dhe jo ato nga ai. Arbana pyeti banorët se çfarë mendonin për këtë situatë dhe Anaidi tha se Iliri kishte faj deri në momentin kur donte të provonte shoqërinë për shkak të disa dyshimeve në kokën e tij, por në momentin që ai kërkoi falje dhe Elona i tha ta zgjidhte vetë situatën, atëherë faji i bie Elonës. Ndërsa Shpendi u shpreh se ndoshta Iliri ishte ndjerë pak xheloz për raportin që Rikja dhe Elona kanë me njëra-tjetrën. Nga na tjetër Joana nga studio iu drejtua “A nuk mendoni se erdhët tek diskutimi im, sepse unë kam thënë të vërtetën, shiko si përfunduat?”. Rikja iu përgjgij me fjalinë “As na ka rënë ndërmend për ty, vetëm shoku yt të ka kujtuar”. Ndërsa Elona i tha se situata nuk është e mbyllur dhe mund ta rregullonin vetë ata si të dëshironin.

SURPRIZA PËR BANORËT


Për banorët pati edhe një surprizë ku ata mund të merrnin pjesë në Lotarinë Kombëtare, nga ku shuma që mund të fitonin ishte deri në 100 milionë lekë, aq sa çmimi i madh. Më pas spektakli vazhdoi me një rrëfim emocionues të Eldorës për babain e saj, i cili nuk ndodhet më në jetë. Eldora në dhomën e rrëfimit mori nga Vëllai i Madh disa sende personale të të atit që i kishte me vete ditën e fundit përpara se të ndërronte jetë aksidentalisht. Në xhepin e vogël të portofolit Eldora gjeti kartivizitën e vendit të ardhshëm të punës, si menaxhere sociale në një kompani private,. Kjo ishte surpriza që iu bë Eldorës këtë javë nga produksioni. Më pas një surprizë tjetër iu bë Viganit, ku publiku u njoh me pasionin e tij për muzikën.

PROVA E JAVES

Prova e kësaj jave i ishtë dedikuar sigurimeve dhe të gjitha provat kanë pasur në fokus produkte të ndryshme sigurimi. Banorët që kanë fituar garat kanë fituar edhe sigurime të ndryshme. Banorët e fituan provën dhe për javën në vijim buxheti i tyre do të jetë i plotë. Ndërkohë pas provës është komunikuar menjëherë emri i të eleminuarit të kësaj jave. Me votat e publikut nga shtëpia këtë javë doli Vigani.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)

Uragani apokaliptik ‘Milton’ godet Floridën, mijëra njerëz në arrati! Shkencëtarët shtangen nga ndryshimi i forcës së tij: Moti s’po parashikohet më! (VIDEO)