BB6- Sherr në shtëpi mes Rikes dhe Ilirit

BB6- Sherr në shtëpi mes Rikes dhe Ilirit
Vëllai i Madh i komunikon banorëve se ata nuk kanë mundur ta kalojnë provën e javës për shkak se dy nga çiftet nuk kanë arritur të qëndrojnë statik. Ndërkohë fillojnë reagimet nga banorët dhe është Iliri ai që nis të provokojë Riken, duke i thënë se ajo ka lëvizur gjatë gjithë kohës.

Më pas i gjuan asaj me tullumbace por ajo  nervozohet dhe i kërkon të pushojë. Pasi lënë fushën e lojrave, banorët shkojnë të gjithë në tualet për të bërë dush dhe Iliri edhe aty nis ta ngacmojë Riken me fjalë në lidhje me provën e javës. Rikja i kërkon që mos ta vazhdojë më gjatë këtë diskutim sepse po e tepron shumë.

bb6 rike ilir sherr

Teksa Iliri përdor një fjalor të papërshtatshëm me të , Rikja acarohet dhe nis ta godasë Ilirin me shishet e shampos që ndodheshin ne tualet. Rikja vijon të jetë e acaruar dhe i kërkon Ilirit të mos i flasë më pasi nuk ka ndërmend t’a tolerojë.

Më pas Anaidi ndërhyn për të qetësuar sherrin e po kështu edhe banorët e tjerë. Pas qetësimit të situatës Anaidi nis të bëjë shaka me qëndrimin e Rikes ndaj Ilirit.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës

Kryebashkiakët e Berishës 'tradhtojnë mosbindjen civile', shkojnë në takimin e Ramës