BB6-Vigan Shehu: Elenën e kam dashur…
Një nga djemtë më simpatikë të BB6 pas largimit nga shtëpia ka rrëfyer eksperiencën e tij, lojën dhe mendimet për banorët. Vigani u komentuar shumë për raportin me vajzën
Një nga djemtë më simpatikë të BB6 pas largimit nga shtëpia ka rrëfyer eksperiencën e tij, lojën dhe mendimet për banorët. Vigani u komentuar shumë për raportin me vajzën bukuroshe nga Tirana, Elenën, për të cilën thotë se e ka ndjerë por nuk ka pasur kurrë si synim të ketë një raport seksual me të. Gjithashtu Vigani tregon për planet e tij tashmë që ka dalë, ku në fokus të parë qëndron muzika.
Vigan ç’ke bërë këtë javë pas “Big Brother”?Këtë javë kam takuar familjarët e mi, po ashtu dhe miqtë e mi. Nuk është se kam dalë shumë për arsye, se është e vështirë të ambientohesh pas një izolimi prej 10 javësh. Gjithashtu jam marrë shumë me median dhe shtypin.
Je i mërzitur që dole?Po. U mërzita, sepse isha shumq afër një finaleje që unë e ëndërrova.
Si do ta përdorësh famën tani?Mendoj ta përdor në një projekt timin që shumë shpejt do të shfaqet për publikun.
Do vazhdosh dhe ti si vëllai yt me muzikën?Po dhe shumë shpejt do të ketë diçka të bukur.
Çfarë të ka bezdisur që nga dalja jote?Nuk jam bezdisur për asnjë gjë deri më tani, përkundrazi jam habitur me mikëpritjen dhe komplimentet e bëra nga gjithë njerëzit.
Kush ka qenë më agresiv ndaj teje?Nuk kam pasur ndonjë moment agresiviteti me asnjërin nga banorët.
Të janë shtuar fanset femra?Po kam pasur një shtim të madh të fansave sidomos në rrjetet sociale.
Për një djalë të moshës tënde, ishte i vështirë qëndrimi në “Big Brother” pa bërë seks?Po ishte e vështirë pak, por ishte loja që të ndihmonte ta harroje këtë pjesë.
Me Elenën u sqaruat jashtë?Jo nuk patëm shumë kohë të bisedojmë me Elenën sepse unë lëviza për në Kosovë.
Si i ke pritur deklaratat e saj?Ashtu si i mendoja edhe si ishin në të vërtetë, përveç faktit që unë doja një raport seksual me Elenën diçka që nuk ishte e vërtetë.
Ajo ka thënë se ti doje të kishe një raport seksual me të?Nuk është e vërtetë. Elena ishte një person që e ndjeja dhe që doja ta kisha afër.
Çfarë ndjenjash ke pasur për Elenën?Në fillim ishin ndjenja miqësie, por pastaj kalova në disa momente kur fillova të ndjeja diçka për të.
E ke dashur në ndonjë moment?Po...
A do të luftoje për një femër si ajo?Do të luftoja vetëm po të mos kishte lidhje me ndonjë person.
Kë sheh në finale dhe kush fiton sipas teje?Unë mendoj që në finale do jetë Eldora , Shpendi, Anaidi, Elona kurse çmimin do ta fitoj Anaidi...
Mendon se në shtëpi ka një femër lesbike, mendon se Elona është e tillë?Jo nuk mendoj që ka, apo që është Elona e tillë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit THASH&THEM të gazetës Shqiptarja.comRedaksia Online(xh.k/shqiptarja.com)
28/2
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.2%
-
Jo
76.4%
-
Nuk e di
4.4%
Vota total: 3059
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Luiz Ejlli dënohet me 1 vit burg, Petraj: Përdori vulën kur nuk ishte noter! Deri në vendimin final do hajë kohë
10 Tetor, 19:50
-
EMRAT/ Trafikuan 2,3 tonë kokainë nga Ekuadori në Britani, dënohen 2 shqiptarët! Dy të tjerët ende në proces, bashkë me biznesmenin bullgar
10 Tetor, 19:41
-
Lushnjë/ Autoboti përplaset me mjetin bujqësor e bie në kanal, banorët përpiqen të nxjerrin shoferin
10 Tetor, 19:25
-
Princesha Kate Middelton bën daljen e saj të parë publike pas përfundimit me sukses të kimioterapisë
10 Tetor, 19:12
-
Debat i fortë mes gazetarëve: Nuk lejoj të thuash përralla këtu! Fut gishtat në vesh nëse nuk do të dëgjosh
10 Tetor, 19:11
-
Liga e Kombeve/ Sfida e nesërme me Çekinë, Sylvinho: Kemi përballë një skuadër të fortë, por do futemi për rezultat! E kam mbyllur formacionin
10 Tetor, 19:08
-
Protesta e PD-së me molotov/ Shabani: Të dukem si njeri që mund të isha në një vend të tillë?! Bala: Nuk ka qytetar Tirane që rreh një gazetar!
10 Tetor, 19:02
-
Sulm izraelit në Liban, 4 të vdekur dhe 17 të plagosur në Bekaa! IDF: Eliminuam 12 terroristë të Hamas në Gaza, morën pjesë në sulmin e 7 Tetorit
10 Tetor, 18:49
-
Erdogan në Tiranë/ Shabani: Rama po ndjek modelin e tij autoritar! Bala: Xhamia e financuar nga qytetarë turq! Xhunga: Shqetësim, shmangia e krerëve të KMSH
10 Tetor, 18:39
-
Plagosi me armë djalin 18-vjeçar të partneres, Gjykata e Milanos lë në burg 45-vjeçarin shqiptar! Fëmijët po mbronin mamanë nga dhuna
10 Tetor, 18:16
-
Aksident në aksin rrugor ‘Prrenjas-Librazhd’! Makinat përplasen me njëra tjetrën, 1 i plagosur
10 Tetor, 18:14
-
Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë
10 Tetor, 17:54