BB8/ Veseli luan me zjarrin puth 
Xhensilën...por synon edhe Tean

BB8/ Veseli luan me zjarrin puth <br />Xhensilën...por synon edhe Tean
Banori më i ri i “Big Brother 8” ka hyrë në lojë me synime të qarta. Loja e parë e tij në shtëpi ishte me vajzat. Mungesa e cigareve në shtëpi ia bëri atij më të lehtë rolin. Tea ishte synimi i tij i parë, por mesa duket Xhensila e fton herë pas herë. I pyetur nëse ka cigare ai thotë se ka vetëm një. Zaida i kërkon që ta pinë bashkë por ai i thotë se cigaren e fundit e ka rezervuar për Tean.

Ai shkon në dhomën e gjumit. Merr dy cigaret e fundit. Njërën vendos që ta fsheh dhe tjetrën e merr duke u thënë që është e fundit. Të kuptosh se kush është plani i tij është e vështirë. Para se të dal ai kujdeset që të lyhet me parfum. Bën disa hapa dhe kthehet sërish pas. Merr parfumin e tij dhe lyen krevatin e Teas. Veseli e ka të qartë situatën tashmë. Banori më i ri në shtëpi shkon në kuzhinë.

Ai përqafon Xhensilën,i bënë masazh dhe i jep puthje në qafë. Pas kësaj Fatjoni i afrohet dhe kërkon të njihet me të. Ai e pyet për familjen,jetën që bën dhe Prizrenin. Veseli i përgjigje pa përtaci. Pasi ai puthë dhe njëherë Xhensilën që vendos të shkojë flejë më të dashurin e saj, del në oborr bashkë me cigaren ku po e pret Tea. Loja me Teas dhe Veselit vazhdoi dhe gjatë të hënës.

Veseli i vendosur në gjerat që do, pasi i bën masazh Teas, e përkëdhel dhe e puth në qafë dhe në shpinë. Tea nga ana tjetër, i thotë Veselit të largohet, duke e pyetur se çfarë do? Veseli i shprehet se ato gjera që do, po i merr vet nuk ka nevojë të pyes Tean. Tea herë pas here i kërkon Veselit të largohet se i pengon diellin, duke qëndruar sipër saj.

Veseli i vendosur i tregon Teas që nuk ka nevojë të largohet ai që të marrë diellin, sepse diellin e ka aty pranë vetes. Veseli e pyet Tean për masazhin që ai i bëri asaj dhe i premton Teas, që do këtë tre herë masazh në ditë prej tij. Veseli nuk ndalet me ledhatimet për Tean, as thirrjet e Teas që të largohet, nuk e ndalin atë. Fatjoni që është aty pranë bën batuta me ta dhe i thotë Teas mos ia ka lë gjë porosi Kika?!
 
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin