BB9, Ademi e Ejona kanë
mashtruar, e vërteta e parave borxh

BB9, Ademi e Ejona kanë<br />mashtruar, e vërteta e parave borxh
Ejona dhe Ademi ishin çifti i parë që u larguan nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e kësaj të shtune.

Të dy kanë qenë një çift me ndikim të madh në publik, por e vërteta e tyre paska qenë ndryshe nga ajo që kemi kuptuar ne të gjithë nga jashtë.  Historia e tyre e dashurisë, aq e bukur sa u duk nga ekrani, ka pasur edhe peripeci dhe martesa problemet e veta, kryesisht ekonomike, siҫ kanë deklaruar ata, madje deri edhe te “sakrifica” për të hyrë në Big Brother. Ajo që la pa fjalë publikun ishte shitja e sendeve të tyre më me vlerë, unazave të martesës dhe byzylykun e nënës së ndjerë për t’u bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother.

Të ftuar sot në Fun Club, ata u pyetën edhe për mashtrimin që u bënë familjarëve, të cilëve u morën një sasi të konsiderueshme parash (babait të Ademit) për të shlyer disa borxhe. Ejona ka mohuar të gjitha deklaratat që ka thënë gjatë spektaklit.

“Ne kemi para që t’i shlyejmë borxhin vjehrrit. Kemi diçka që nuk dua ta them sot. Nuk e kemi bosh llogarinë. Madje kemi para të blejmë dhe një dyshek”. Ejona pohoi se Ademi do rikthehet në punë, madje që këtë të hënë./class

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares

Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares