BBC ka publikuar ditën e sotme 5 fotografitë që bënë xhiron e rrjetit nga protestat e një dite më parë në SHBA. Një fotografi ishte ku një protestues mbante flamurin e Konfederatës në shpatulla. Fotografia tjetër është kur një protestues ka marrë podiumin që përdoret nga kryetari i Kongresit dhe ka pozuar me të duke qeshur. Në një fotografi tjetër shihet edhe italiani Jake Angeli është duke folur para kamerave gjysmë i zhveshur. Gjithashtu si foto më e klikuar është përzgjedhur edhe kur një protestues me emrin Richard Barnett ishte ulur në po karriget e kryetarit të Kongresit. Ndërsa imzhi i fundit i përzgjedhur është momenti kur oficerët sigurisë së Kongresit Amerikan kanë nxjerr armët që protestuesit mos të hynin brenda ndërtesës.
Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej certifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor, por përtej dhunës, që shkaktoi 4 viktima dhe të plagosur nuk ja doli dot, pasi Kongresi certifikoi si fitues Joe Biden në një seance maratone.