Investigimi i BBC: Roja bregdetare greke hodhi qëllimisht emigrantë në det! Në tre vjet dhjetëra refugjatë të mbytur

Një investigim i BBC, zbulon se roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdhe gjatë një periudhe trevjeçare, thonë dëshmitarët, duke përfshirë nëntë të cilët u hodhën qëllimisht në ujë.

Të nëntë të mbyturit janë në mesin e më shumë se 40 personave që dyshohet se kanë vdekur si pasojë e dëbimit me forcë nga ujërat territoriale greke, ose të nxjerra përsëri në det pasi arritën në ishujt grekë, ka gjetur analiza e BBC.

Në tre vitet e fundit, sipas investigimit të BBC, roja bregdetare greke ka shkaktuar vdekjen e dhjetra emigrantëve në Mesdhe. Një pjesë janë hedhur qëllimisht, e të tjerë janë lënë aty apo nuk janë shpëtuar pasi janë dëbuar me forcë nga ujërat territoriale greke. BBC e mbështet investigimin e saj në pamje dhe dëshmi të dhëna nga dëshmitarët. Nga ana tjetër, roja bregdetare greke i ka kundështuar me forcë këto akuza për veprime të paligjshme nga ana e tyre.

BBC ka analizuar 15 incidente të periudhës 2020-2023, që rezultuan në 43 vdekje. BBC thotë se burimet fillestare të investigimit të tyre ishin mediat lokale, denoncimet e organizatave dhe roja bregdetare turke. Në 5 nga incidentet e hetuara nga BBC, emigrantët thanë se u hodhën në det nga autoritetet greke. Në 4 prej rasteve, emigrantët e mbijetuar shpjeguan se si kishin zbritur në ishujt grekë, por ishin neutralizuar nga roja bregdetare greke.

Në raste të tjera, emigrantët thanë se ishin detyruar të hipnin në gomone pa motorë dhe ishin lënë në det, që më pas ishte shfryrë ose dukej se ishin çarë. Një burrë nga Kameruni ka rrëfyer për BBC një rast të rëndë. Sapo kishin mbërritur në tokën greke, policë të veshur me rroba të zeza dhe maska u shfaqën tek emigrantët. Ai tregon se së bashku me dy persona të tjerë, një nga Kameruni dhe një nga Bregu i Fildishtë, i rrahën dhe i hodhën në det, ku dhe u mbytën.

Vetë dëshmitari që ka folur për BBC, gjithashtu është dhunuar dhe e hodhën në det.

“Më godisnin sikur të isha kafshë”, tregon ai.

Më pas e shtynë në ujë pa jelek shpëtimi, por ai ishte në gjendje të notonte dhe të dilte deri në breg. Trupat e dy personave të tjerë që u dhunuan, u gjetën nga roja bregdetare turke në territorin e tyre. Por nga tjetër , nga viti 2015 deri në vitin 2024, Roja Bregdetare Greke shpëtuar 250,834 refugjatë në 6161 raste incidentesh në det.

Investigimi është i gazetarëve Lucile Smith and Ben Steele.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pensionisti: 17/06/2024 11:03

    Analizoni dhe vitet 90 me shqiptaret ne Itali dhe Greqi. Krime nga me te medha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën