BBC shpenzon 24 mijë Euro në
vit që punonjësit të shikojnë TV

BRITANI - Sipas një zbulimi të gazetës britanike Daily Mail, gjigandi BBC shpenzon më shumë se 24 mijë Euro në vit për të blerë liçencën televizive për në zyrat e saj në mënyrë që personeli të shikojë televizor.

Kjo shifër përfshin perIudhën për vitin 2012-2013. BBC është e detyruar që të paguajë tarifën për të gjitha zyrat dhe studiot e saj ku janë instaluar aparate televizive.

Përveç kësaj, BBC ka pranuar se departamente të veçanta mund të mbajnë liçenca shtesë televizionesh. Aktivistët e kanë përshkruar këtë situatë si "qesharake" dhe i bëjnë thirrje BBC për të mos humbur shuma të mëdha parash për veten e saj.

BBC ka 23 mijë punonjës dhe ka një buxhet vjetor prej 6 miliardë Euro. Një nga prezantuesit kryesor të këtij rrjeti televiziv, John Humphrys ka kritikuar ashpër këto shpenzime të mëdha dhe të panevojshme.

Para një viti, ai sugjeroi që korporata të reduktohej me 1/3. "Ne mund të shkurtojmë disa burokracira dhe ende të prodhojmë lajme", tha prezantuesi Humphrys.


(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje për ne! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve