BBC zbulon fshatin në Maqedoni
aty ku prodhohen lajmet e rreme

BBC zbulon fshatin në Maqedoni<br />aty ku prodhohen lajmet e rreme
Kujt do t’ia priste mendja se lajmet e rreme prodhohen shumë pranë nesh në një qytet të vogël në Maqedoni i njohur Veles.

Kështu raporton gjigandi britanik i lajmeve BBC i cili gjatë një reportazhi zbulon  se shumë prej lajmeve të rreme të cilat u shpërndanë nëpër website gjatë fushatës presidenciale në SHBA janë krijuar pikërisht në këtë qytet të vogël.

Goran është njëri nga djemtë e intervistuar me siguri nuk është emri i tij i vërtetë një djalosh 19 vjecar një nga qindra adoleshentët maqedonas të cilët qëndrojnë  mbrapa një industrie aspak të zakonshme ku janë prodhuar  lajme të rreme pro presidnetit Trump gjatë të gjithë kohës së fushatës presidenciale.  

Një skenar i tillë përgatitej në qytetin e vogël e quajtur Veles raporton BBC.

Verën e shkuar, Goran nis të botonte lajme sensacionale, kryesisht lajme të kopjuara nga sitet amerikane.

Pasi i  kopjonte  ai i vendoste një  titull të ri, paguante Facebook që lajmet të shpërndaheshin  me synimin për të arritur audiencën amerikane, një audiencë e cila ishte e etur për lajme rreth Donald Trump.

Dhe kur pa që amerikanët i pëlqenin  historitë e tij i bënin share ,ai nisi të fitonte më shumë nga reklamat që vendoseshin në sitin e tij.  

Goran punoi vetëm një muaj në këtë makineri rë rremë lajmesh dhe fitoi 1800 euro. 

Por sipas tij miqtë e tij  me të njëjtën metodë fitonin mijëra euro në ditë. 

I pyetur nëse shqetësohej që këto lajme të rreme mund të kenë ndikuar votën në SHBA ai përgjigjet:

“Adoleshentët në qytetin tonë nuk u intereson vota amerikane. Ata kënaqen që po bëjnë para dhe mund të blejnë veshje dhe pije të shtrenjta”.

Goran insiston se ai nuk bën më lajme të rreme  edhe pse lap topin e mban shumë afër.  I pyetur sesi do të reagonte nëna e tij për këtë aktivitet ai përgjigjet : ”Mendoni se kur një fëmijë fiton 30.000 euto në muaj do të përbënte problem. Jo, do të ishit të lumtur”

Veles është një qytet i vogël në Maqedoni, ku rroga mesatare është vetëm 350 euro në muaj. Por sipas syrit të BBC në qytet kisht makina të mira dhe të rinj që qëndronin në bare duke pirë koktaile. 

Kur ishte pjesë e Jugosllavisë, qyteti njihej me emrin Titov Veles në  nder të presidentit jugosllav Tito. 

Ndërsa sot  duke qeshur mund ta quajmë Trump Veles.

Duke pyetur pranë shkollave, gazetari  vëzhgon se shumë prej të rinjve pranojnë se njohin dikë të përfshirë në këto site të cilat i menaxhojnë vetë. Përhapja e këtyre lajmeve  nuk është e paligjshme, por këtu luhet shumë me lexuesin i cili bie pre e mashtrimit.
 
 “Nuk ka para të pista në Veles” kështu i përgjigjet gazetarit kreu i krahut të djathtë Slavco Chediev i cili shprehet i kënaqur  nëse biznesmenë të vendit të tij  do të kishin fuqi të ndikonin në zgjedhjet në Amerikë.

Ubavka Janevska  një gazetare investigative  e cila ka websiten e saj shprehet se ka identifikuar 7 skuadra online që përhapin informacione të rreme dhe madje thotë se shumë nxënës punojnë në këtë aspekt individualisht.

“Shqetësohem për të rinjtë në Veles. Që nga zgjedhjet në SHBA ata mendojnë vetëm për gënjeshtra dhe sesi të fitojnë para përmes tyre. Ne tani kemi edhe zgjedhjet tona, dhe unë kam zbuluar tre domaine false të regjistruara në Serbi dhe Kroaci. Këto site po publikojnë lajme të rreme për partitë opozitare cka mund të dëmtojë fushatën” shprehet gazetarja.

Pak ditë më parë edhe redaksia e Shqiptarja. Com kish rënë në gjurmët e një rasti të tillë dhe pikërisht të lajmeve që serviren nga sitet maqedonase.

Redaksia përmes kërkimeve  arriti të zbulonte se lajmi i mediave maqedoanse lidhur me jetën e ish presidentit të Iranit  Ahmadinexhad ishte  një sajesë. Madje edhe fotot e ofruara ishin një montazh.

Sikurse siç vuri re gazetari i BBC se sitet në atë qytet prodhonin lajme positive për Donald Trump , në rastin e Shqiptarja. Com ishte shkrim i cili ishte i mbushur me plot pozitivitet për një tjetër figurë politike.

Të vjen keq teksa sheh se mediat online shndërrohen në një makineri gënjeshtrash, ku paraja është prioritet.

Por pikërisht ky është një tregues i cili ndan gazetarinë e mirëfilltë nga lajmet e rreme të internetit, pasi detyra e një gazetari është pikërisht informimi i publikut, bazuar në burime e vërtetësi. E këtu jemi përballë rrezikut që paraqesin rrjetet sociale sidomos kur janë në duart e adoleshentëve të papërgjegjshëm.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës