Besimi fetar ka nxitur debat gjatë kësaj jave mes Einxhelit dhe Sabianit. Ajo e ka akuzuar Sabianin se po përdor besimin e tij fetar në çdo bisedë dhe kjo i bën banorët të ndihen keq.
Nga ana tjetër Sabiani e ka mohuar rreptësisht këtë akuzë duke thënë se asnjëherë nuk e ka bërë këtë gjë por thjesht banorët po mundohen të kapen me dbësinë e tij.
Pas përballjes së tyre opinionistët e BBV ndërhynë në debat duke dhënë meniemnt e tyre lidhur me debatin.
Mënyra më e mirë për të respektuar Zotin është nëpërmjet sjelljes tënde. Por ti ke pirë pak, dhe kjo nuk është e lejueshme. Besimin tënd reflektoje me veprat e tua sepse në të kundërt banorët nuk do të të kuptojnë’’,- tha Arbër Hajdari.
Edhe Sonila Meço e lidhi situtaën me vrasjet dhe atentatet që bëhen në emër të Zotit duke këshilluar kështu banorët se shumë lehtësisht biseda e tyre mund të kalojë në blasfemi.
‘’Kujdes, sot në emër të Zotit bëhen atentate. Kujdes kur përmendi Zotin dhe mos e banlizoni. Emri i Zotit nuk mund të përmendet aq lehtësisht në biseda, është shumë kollaj të kalohet në blasfemi’’,- tha ajo.