BE fton May-n në samit të posaçëm

BE fton May-n në samit të posaçëm

Po tani? Parlamenti londinez zgjodhi opsionin më të padëshiruar si për institucionet e BE-së ashtu edhe për shumicën dërrmuese të 27 shteteve anëtare. Me këtë "Jo" të tretë (344 për, 286 kundër), po shtohen gjasat e Brexit-it të ashpër. Si datë e daljes është paraparë 12 prilli, siç e caktuan një javë më parë, krerët e BE-së, së bashku me kryeministren britanike Theresa May, vendosën të zhvillonin një takim të nivelit të lartë në Bruksel.

Sipas negociatorit të BREXIT-it, Michel Barnier, kryeministrja britanike ka tani vetëm dy opsione: Ose të kërkojë sërish zgjatjen e negociatave, sipas nenit 50 të Traktateve të BE-së ose ta nxjerrë Britaninë e Madhe nga BE-ja, pa marrëveshje dhe pa një fazë kalimtare.

Zgjatje apo dalje e menjëhershme?

"Nëse britanikët kërkojnë një zgjatje, ajo duhet të jetë mjaft e gjatë," tha sërish Presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, në Bruksel. Menjëherë pas votimit në parlamentin britanik, Tusk shpalli se më 10 prill do të mbahet një samit i posaçëm i BE-së, dy ditë para datës së caktuar për Brexit.

Deri më tani, kryeministrja britanike nuk donte kurrsesi që negociatat të zgjateshin për vite të tjera, sepse kjo nënkupton, që Britania e Madhe të marrë pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian nga 23 deri më 26 maj.

Donald Tusk und Michel Barnier im EU Parlament in Strasbourg (Reuters/V. Kessler)

Donald Tusk dhe Michel Barnier në Parlamentin e BE-së në Strasburg

Por Parlamenti Britanik e ka hedhur poshtë edhe Brexitin e ashpër e pa marrëveshje. May, e cila si "shpërblim" për miratimin e marrëveshjes së saj kishte ofruar dorëheqjen, tani, që marrëveshja nuk u pranua sërish, do të qëndrojë në post në kërkim të alternativave.  Këto ajo do të duhet t'ia prezantojë BE-së në samitin e posaçëm më 10 prill. Michel Barnier, kryenegociatori i BE-së, njoftoi në Varshavë, se BE-ja tani do të përgatitet edhe më intensivisht për një Brexit pa marrëveshje.

Po faturën?

Ambasadorët e BE-së diskutuan të mërkurën skenarë të ndryshëm dhe thanë se bisedime me Britaninë pas Brexit-it pa marrëveshje, mund të ketë vetëm nëse britanikët paguajnë llogarinë e divorcit.

BE-ja pret nga Londra që kjo t'i premtojë dëmshpërblimin prej 39 miliardë euro, sikurse e parashikon marrëveshja e refuzuar. Ky premtim duhet të vijë një javë pas Brexit-it, përndryshe bisedimet për marrëdhëniet e ardhshme tregtare do të vihen në akull. Shumë deputetë britanikë e kishin hedhur poshtë këtë, duke pohuar se një Brexit pa marrëveshje nuk e obligon Britaninë e Madhe t'i paguajë ndonjë kosto BE-së. /DW

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor