Bashkimi Evropian ka hequr katër ukrainas nga lista e të sanksionuarve për shkak të mungesës së provave.
 
Lista e BE-së, e shpallur në mars të 2014-ës, ka përfshirë 22 zyrtarë ukrainas të dyshuar për përvetësim të fondeve shtetërore dhe transferim të paligjshëm të fondeve jashtë Ukrainës.
 
BE-ja ka ngrirë asetet e tyre në bllokun 28-anëtarësh.
 
Katër personat, emrat e të cilëve nuk janë shfaqur në listën e përditësuar, janë: Oleksii Azarov, djali i ish-kryeministrit Mykola Azarov, ish-këshilltarët presidencialë, Andriy Portnov dhe Ihor Kalinin, dhe ish-shefi i sigurisë, Oleksandr Yakymenko.
 
Lista do të përditësohet përsëri pas një viti.
 
Ajo përfshin edhe presidentin e përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovych, dhe ish-kryeministrin Mykola Azarov./REL/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)