Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, u shpreh i lehtësuar nga rezultati i referendumit në Skoci, gjatë një interviste për radion gjermane "Deutschlandfunk".

"E pranoj, rezultati me lehtëson", tha Schulz kur u pyet mbi fitoren e "jo"-së në referendumin historik për pavarësi të Skocisë ku pati një pjesëmarrje masive.

"Jam i kënaqur me rezultatin. Besoj se ishte një proces demokratik kombëtar në Britaninë e Madhe, ku referendumi u njoh nga qeveria në Londër" deklaroi ai.

"Herën tjetër që do të takoj David Cameron, do t'i them, se është mirë të kesh një Britani të Madhe në një Evropë të bashkuar", vazhdoi ai.

I pyetur për të ditur nëse Skocia mund të jetë një sinjal për vendet e tjera, si Spanja apo Italia, ku mund të kishte një efekt domino në rast të "po"-së ndaj pavarësisë, Schulz u përgjigj se "në Skoci kemi aktualisht një vetëvendosje të arsyeshme kulturore, ekonomike duke qenë nën Britaninë e Madhe, ky mund të jetë një model që mund të kontribuojë në kënaqjen e rajoneve të tjera".

Jose Manuel Barroso
Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, përshëndeti gjithashtu fitoren e "jo"-së ndaj pavarësisë së skocisë gjatë një referendumi historik duke parë këtu një vendim të mirë për Evropën.
"E përshëndes vendimin e popullit skocez për mbajtjen e unitetit të Britanisë së Madhe. Ky rezultat është i mirë për Evropën e bashkaur, të hapur dhe më të fortë që Komisioni evropian e mbështet", njoftoi Barroso në një komunikatë.

"Komisioni Evropian përshëndet faktin se gjatë këtij debati në vitet e fundit, qeveria dhe populli skocez nuk pushuan së konfirmuari angazhimin e tyre evropian", vazhdoi Barroso.
Ai premtoi se "ekzekutivi evropian do të vazhdojë të mbajë një dialog konstruktiv me qeverinë skoceze, mbi çështjet që janë në përgjgjësinë e saj, dhe që janë të rëndësishme për të ardhmen e Skocisë, si punësimi, rritja ekonomike, energjia, ndryshimi klimaterik, mjedisi etj".

Numërimi i plotë i votave të 32 qarqeve skoceze i dha sot në mëngjes fitoren "jo"-së me 55,3 për qind ndaj referendumit mbi pavarësinë, duke u distancuar nga "po"-ja me 44,7 për qind, sipas shifrave zyrtare.
Për të fituar referendumin, një nga dy kampet duhej të arrinte të merrte më shumë se 1 852 828 vota. Kampi i "jo"-së arriti të marrë 2 001 926 vota kundrejt 1 617 989 për "po"-në, ndërkohë që niveli i pjesëmarrjes ishte një rekord duke arriutr në 84,6 për qind.

Fitorja e sigurt e "jo"-së u vendos përfundimisht pas numërimit të votave të 30 nga 32 qarqe. "Jo"-ja morri 55,2 për qind të votave dhe "po"-ja 44,85 për qind.

Rezultati ishte një zhgënjim i madh për kryeministrin rajonal gjysmëautonom, Alex Salmond, i cili kishte arritur një mbështetje spektakolare në fund të fushatës, por nga ana tjetër ishte një lehtësim i madhe për shefin e qeverisë qendrore David Cameron, i cili ndihej i "përhumbur" ndaj prespektivës së shpërbërjes së Britanisë së Madhe.

Përgatiti Gent Sinani