/ATSH-AFP/ - Komisioni Evropian dha sot një këst të ri prej 500 milionë euro ndihmë për Ukrainjën në këmbim të reformave, në një moment kur Kievi u pajis me një qeveri të re properëndimore.
"Komisioni, në emër të BE-së, i dha 500 milionë euro Ukrainës në kuadrin e një programi asistence makroekonomike të miratuar këtë vit", njoftoi ai në një komunikatë.
BE-ja do të japë pranverën që vjen 250 milionë euro për Ukrainën, ku ekonomia është në prag të falimentimit.
"Evropa mban premtimet e veta të solidaritetit kundrejt Ukrainës. Ne po japim një mbështetje thelbësore për popullin ukrainas në kohë të vëzhtirë në planin ekonomik dhe social", deklaroi komisioneri evropian i ngarkuar me Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici.
"Në këmbim, është jetësore që vendi të mbajë ritmin e reformave për të krijuar një mjedis të begatë dhe të gjatë për të gjithë ukrainasit", shtoi ai. Reformat e kërkuara nga BE-ja prekin në veçanti menaxhimin e financave publike, luftën kundër korrupsionit, fiskalitetin, energjinë dhe sektorin financiar.
Në total, BE-ja do të ketë dhënë 1,6 miliardë euro në formën e huave në favor të Ukrainës nëpërmjet programit të saj të asistencës makroekonomike, të kushtëzuar nga reformat.
Kjo shmë bën pjesë në një plan ndihme më të madh, prej 11 miliardë eurosh, në formën e huave, bamirësisë, mobilizimit të fondeve të politikës rajonale si dhe të investimeve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERD).
Dje Kiavi u pajis me një qeveri të re ku si ministre e Financave u vendos, Natalie Jaresko, një amerikane me origjinë ukrainse, si dhe ministër të Ekonomisë një lituanez, Aivaras Abromavicius.
/Shqiptarja.com