BE kredi 180 mln euro Shqipërisë për të përballuar situatën nga koronavirusi

BE kredi 180 mln euro Shqipërisë për të përballuar situatën nga koronavirusi

TIRANE-Bashkimi Europian ka bërë gati për të ndihmuar 10 vende partnere, mes tyre kandidatet për në union me një paketë 3 miliardë euro për të përballuar situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Shqipërisë i propozohen 180 mln euro kredi me kushte shumë të favorshme.

"KE propozon të ndahen 180 milion € në formë kredie me kushte shumë të favorshme për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe zbutjen e pasojave negative socio-ekonomike" shkruan ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca.

Komisioneri për Zgjerimin në Bruksel Oliver Varhelyi thekson se "Paketa e ndihmës makro-financiare prej 3 miliardë eurosh për të mbështetur dhjetë vendet fqinje është një komponent i rëndësishëm i përgjigjes globale të BE ndaj pandemisë COVID-19" tha ai. Propozimi, sipas Komisionit Europian vjen pas një vlerësimi paraprak të nevojave për financim.

Vendet që përfitojnë kredi dhe shuma;
Republika e Shqipërisë 180 milion €
Bosnja dhe Hercegovina 250 milion €
Gjeorgjia 150 milion €,
Jordania 200 milion €
Kosova 100 milion €
Moldavia 100 milion €
Mali i Zi 60 milion €
Maqedonia 160 milion €
Tunizia € 600 milion
Ukraina 1.2 miliardë €

Theksojmë se BE-ja i dhuroi 50 milionë euro grante Shqipërisë për përballimin e situatës nga Covid-19, 4 milionë janë për pajisjet mjekësore.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 22/04/2020 14:47

    Do i vjedhine prandaj shqiptarët ikin nga sytë kembete sepse qe kur eshte ndertuar shteti shqiptar kemi pasur në krye vetem batakçinj hajdute qe kane parë xhepat e tyre dhe jo integritetin e vendit dhe individit. Me pak fjalë nuk eshte bere asgjë qe shqiptari të mos jetë skllavi I të tjereve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri