BE krijon Fondin e Mbrojtjes për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake

BE krijon Fondin e Mbrojtjes për zhvillimin e kapaciteteve ushtarake

Parlamenti Europian

Parlamenti Europian miratoi sot krijimin e një Fondi Europian të Mbrojtjes duke filluar nga viti 2019 për të zhvilluar kapacitetet ushtarake të shteteve anëtare dhe për të promovuar pavarësinë strategjike të Bashkimit Europian.

“Të pajisësh Bashkimin Europian me një autonomi strategjike nuk është më një tabu. Kjo konkretizohet me shfaqjen e një politike të vërtetë industriale europiane në çështje të mbrojtjes”, deklaroi eurodeputetja konservatore franceze, Françoise Grossetete (EPP) pas miratimit përfundimtar nga Parlamenti.

Programi i miratuar sot nga eurodeputetët është i pajisur me 500 milionë euro për periudhën 2019-2020.

Ky do të jetë një pararendës i Fondit Europian të Mbrojtjes (FED) që do të pajiset me 13 miliardë euro në buxhetin europian për periudhën 2021-2027. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja